Parlamenti Turk ndryshon Ligjin
zgjedhor, Erdogan forcon pushtetin
Parlamenti i Turqisë ka miratuar ndryshimet e ligjit zgjedhor, për të cilat kritikat këmbëngulin se kanë për qëllim që të ndihmojnë Presidentin Recep Tayyip Erdogan që të forcojë edhe më shumë pushtetin e tij.
Parlamenti i Turqisë ka miratuar ndryshimet e ligjit zgjedhor, për të cilat kritikat këmbëngulin se kanë për qëllim që të ndihmojnë Presidentin Recep Tayyip Erdogan që të forcojë edhe më shumë pushtetin e tij.
Ndryshimet u miratuan pas debatit maratonik, në të cilin pati grindje të ashpra mes pjesëtarëve të pozitës dhe të opozitës. Në Turqi vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhje, ndërsa Erdoganit i nevojitën 51 për qind të votave, për të qëndruar në krye të shtetit.
Ndryshimet i mundësojnë partisë së Erdoganit në pushtet që të hyjë në aleancë formale me Partinë Nacionaliste, e që asaj do ti siguronte mandate në Parlament, edhe nëse nuk e kalon pragun zgjedhor prej 10 për qind të votave.
Në shkëmbim, Erdogani do të siguronte mbështetjen e nacionalistëve. Në anën tjetër, forcat turke kanë vazhduar operacionet në qytetin e Afrinit, në veri të Sirisë, të cilin e kanë rrethuar në tërësi, njoftoi ushtria turke.
Me afrimin e forcave turke, me mijëra njerëz filluan të arratisën nga qyteti, i cili kontrollohet nga njësitë kurde. Sipas Observatorit Sirian për të Drejta të njeriut, ushtria turke ka rrethuar Afrinin, mbi 90 fshatra dhe një qytet tjetër të afërt dhe se tani nën rrethim po mbahen mbi 700 mijë banorë.
Ushtria turke ofensivën kundër rajonit të Afrinit e ka filluar në janar. Rajoni kontrollohet nga njësitë kurde, të cilat Ankaraja i cilëson si njësi terroriste, të lidhura me kryengritësit kurdë në Turqi.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10940
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, Këshilli Ndërfetar lutje për shëndetin e tij: Lutemi me besim dhe përulësi
12 Janar, 10:47
-
Speciale/ Burrat e Hasit sfidojnë gratë! Gatuajnë flinë 2 metra
12 Janar, 10:41
-
Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës
12 Janar, 10:37
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: 'Pavarësimi i Kishës Ortodokse...', botohet i plotë libri i Nolit! 'Kostumografia në art', 'Dhe pastaj, ajo u bë pemë'! 'Kujtim' te ‘Melodia e Vargut’
12 Janar, 10:29
-
‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu
12 Janar, 10:18
-
Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?
12 Janar, 09:51
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet
12 Janar, 09:24
-
RENEA arreston Kreshnik Farrukun me urdhër të SPAK! Prangosja me kërkesë të prokurorisë së Firences! Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 09:22
-
VIDEO/ Eksploziv hotelit në Theth, ja momenti i shpërthimit
12 Janar, 09:17
-
Shkodër/ Aksi Hani i Hotit - Tamarë dhe Bogë - Theth i kalueshëm me zinxhirë
12 Janar, 09:08
-
Moti i keq/ Kapiteneria pezullon tragetet Durrës - Bari! Linja Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas vijojnë normalisht
12 Janar, 08:59
-
Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella
12 Janar, 08:57