Parlamenti turk, zihen për
flokësh deputetet femra/VIDEO

Parlamenti turk, zihen për<br />flokësh deputetet femra/VIDEO
TURQI-Një ligjvënëse e Parlamentit të Turqisë dje i ka vënë prangat vetes në shenjë proteste kundër pakos së reformave, që i japin më tepër kompetenca ekzekutive Zyrës së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
 
Ky veprim nga ligjvënësja e pavarur, Aylin Nazliaka, ka shkaktuar ndërprerje prej dy orësh të debatit për ndryshimet kushtetuese, me të cilat do të zgjerohej autoriteti i Erdoganit.

Ka qenë ligjvënësja e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi në qeveri, Gokcen Enc, e cila u akuzua nga opozita se i ka sulmuar koleget e saj deputete.

Rrahja ka nisur mes dy deputeteve femra, ndërsa dy prej tyre kanë përfunduar në spital.
 
Ligjvënësja Pervin Buldan, nga një parti prokurde, është dërguar në spital pasi raportohet se ishte qëlluar në gjoks.
 
Partia e saj tha se deputetja Enc, po ashtu, ishte dërguar në spital për dyshime se ishte goditur në qafë dhe shpinë.
 
Kjo ishte hera e tretë që debatet për amandamentet e propozuara në Parlamentin e Turqisë kanë rezultuar me rrahje.
 
Partia Erdogan, e cila e udhëheq qeverinë, thotë se Turqisë i duhet presidencë e fortë.
 
Kritikët theksojnë se ndryshimet do t’i japin shumë autoritete Erdoganit.
 
Pritet që votimi në parlament për këto ndryshime kushtetuese do të bëhet sot ose nesër. Nëse miratohen, këto reforma do të dalin në referendum.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat