Deputetët votuan kështu për mosrritje të akcizës të birrës për prodhimin vendas në masën 11 për qind, sipas propozimit të Ministrisë të Financave. Gjithashtu, u votua për rritjen në masën 15 % të akcizës për birrën e importit.Deputeti Përparim Spahiu, foli para votimit të amendamentit të propozuar prej tij duke parashtruar dy argumente, se përese nuk duhej rritur akciza për birrën vendase.
(Faksimile amendamenti për akcizën e birrës)
“Besoj që dy argumentet për mos ndryshimin e akcizës së birrës vendase janë mës e të mjaftueshme për ta votuar këtë amendament.Së pari, birra vendase nuk ka patur asnjë efekt negativ në buxhet, këtë mund ta konfirmojë edhe ministri i Financave, dhe së dyti, nëse ajo rritet rrezikon që ky biznes të dëmtohet duke u mbyllur me qindra vende pune. Mosrritja e akcizës i vjen në ndihmë prodhimit vendas dhe s’duhet të rrezikojmë humbjen e tyre”, tha Spahiu.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)