Britania e Madhe do të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më datën 12 dhjetor. Ka qenë parlamenti britanik i cili me 423 vota dhe 20 kundër ka miratuar këtë datë dhe mbetet tashmë vetëm Dhoma e Lordëve që do të nënshkruajë këtë datë.
Kryeministri aktual Boris Johnson nëpërmjet ekipeve negociuese gjatë mbledhjes së Këshillit Europian arriti një marrëveshje me BE për të nxjerrë nga unioni Britaninë më 31 tetor. Kjo nuk ndodhi, pasi pikërisht parlamenti britanik e hodhi poshtë. Por Johnson nuk e la me kaq. Ai deklaroi se marrëveshjen e BREXIT duhet ta finalizojë një parlament i ri, dhe si datë propozoi 12 dhjetorin.
Bllokimi i marrëveshjes së BREXIT solli dhe shtyrjen e radhës nga BE deri në janar 2020. Zgjedhjet tashmë do të zhvillohen ndërkohë Parlamenti Britanik do të shpërndahet të Mërkurën e ardhshm sipas kreut të Dhomës së Komunave, Jacob Rees-Mogg.
Vetëm 4 muaj si kryeministër i Britanisë së Madhe dhe duket se Boris Johnson do të ketë fatin e Theresa May. Në fakt duket se 54- vjeçari e ka thyer një tabu, e cila qëndronte prej vitit 1923. Nga ky vit i largët Britania e Madhe nuk kishte zhvilluar më zgjedhje në muajin dhjetor, do i zhvillojë këtë vit.