Parma, Ermir Kodra: Taçi ua shiti
ekipin sllovenëve, nuk fituam asgjë

Parma, Ermir Kodra: Taçi ua shiti<br />ekipin sllovenëve, nuk fituam asgjë
ROME - Parma vërtet që nuk njeh paqe, pasi në një kohë shumë të shkurtër do të ndryshojë sërish pronësi. Pas shitjes nga Ghirardit për sipërmarrësin shqiptar Taçi, dhe emërimit të Ermir Kodrës si president i ekipit, ja ku vjen një ndryshim tjetër për skuadrën e cila tashmë kalon në dorën e një shoqërie sllovene.

Ka qenë vetë Kodra që e ka konfirmuar këtë për Sky Sport, ku ka shpjeguar dinamikën e ndryshimit të pronësisë. “Koha për të paguar palët e treta ishte vërtetë shumë e vështirë dhe për këtë arsye vendosëm të dilnim mënjanë duke i dhënë aksionet e shumicës një shoqërie sllovene, ku dy pronarët janë italian dhe slloven.”

Gjendja financiare në të cilën ndodhet aktualisht ekipi është vërtet e rëndë: “Kemi gjetur një situatë vërtet ndryshe nga ajo që na kishin thënë. Projektet tona realisht bazoheshin në diçka tjetër, dhe në fund kemi vendosur që të tërhiqeshim pas ishte më e mira që mund të bënim. “

Ish numri një i ekipit të Parmës ka theksuar se për Taçin nuk kishte asnjë fitim nga kjo eksperiencë e shkurtër. “Nuk kishim absolutisht asnjë avantazh ekonomik nga e gjitha kjo, përkundrazi, kemi shpenzuar para për të qëndruar këtu dhe për të shpëtuar diçka të mirë nga Parma, e cila ka nevojë për siguri dhe për një të ardhme më të mirë”.

Redaksia online 
(f.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra