Parma, kandidati shqiptar:
I nderuar nga pritja e mirë

Parma, kandidati shqiptar:<br />I nderuar nga pritja e mirë
Gentian Alimadhi, shqiptari me shtetësi italiane që kandidon për Bashkinë e Parmës, është shprehur i lumtur nga pritja që qytetarët i kanë bërë kandidaturës së tij. Alimadhi ka shkuar në Itali më 1993, si emigrant, ashtu si mijëra  shqiptarët të tjerë. Ai është një nga kandidatët e qendrës së majtë për qytetin dhe në 5 mars do të zhvillohen zgjedhjet brenda saj. Alimadhi ka besim se do të fitojë zgjedhjet brenda forcës politike, për të konkurruar më pas për të fituar qytetin.Kandidatura e tij ka pasur mbështetjen e bashkatdhetarëve, por ai shpjegon me krenari se edhe vendasit janë shprehur në favor të saj.
  
“Nga mbi 800 firma të mbledhura, 550 janë firma të qytetarëve autoktonë të Parmës dhe italianë me origjinë. Edhe vetëm ato do të kishin mjaftuar për të vënë kandidaturën. Prandaj them se kandidatura ime është pritur mirë në qytet dhe kjo më bën të ndihem i nderuar”, thotë Alimadhi.
 
“Kandidatura ime lindi gjatë takimeve me komunitetet e huaj të Parmës, të cilët kërkonin një figurë që, përveçse të njihte e të donte kulturën vendase, të ishte i përgatitur edhe në temën shumë të rëndësishme si ajo e sigurisë”.
 
Alimadhi thotë se ka qenë i vetëdijshëm që do të ngjallte interesim në nivel lokal, por është befasuar nga kurioziteti në nivel kombëtar në Itali, ndërkohë që kandidatura e tij ka gjetur pasqyrim edhe në shtypin shqiptar.
 
“E merrja me mend që dalja ime në fushë do të zgjonte kureshtjen e qytetit tonë, por nuk mendoja se do të zgjerohej edhe në gazetat kombëtare e jo vetëm. I gjithë ky interesim më qetëson, sepse do të thotë se ka pasur nevojë për risi dhe jam i kënaqur që risia që unë përfaqësoj sjell më tepër pjesëmarrje nga ana e qytetarëve”.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit