TIRANE - Fushata elektorale nuk ka kursyer as monumentet historike që mbi fasadat e tyre të shkruhen parrulla të forcave të ndryshme politike. I tillë ka qenë edhe fati i lagjes “Margarita” në Berat, ku në faqe të ndryshme të monumenteve kulturore janë shkruar parrulla elektorale në mbështetje të kandidatëve të PD në këtë zonë. Por kjo gjë, nga ana e Artan Lames, është e jashligjshme. Ai ka apeluar që të hiqet dorë nga përdhosjet që i bëhen monumenteve me broçkulla elektorale.
“E jashtëligjshme të shkruash postera, parulla elektorale. Ajo çka është e dhimbshme është zhgarravitja e fasadave të lagjes “Mangalem”. Berati ka lagje që mbahet vetëm nga fasadat. Tani duke përdhosur edhe fasadat e një monumenti kulti, me parrulla elektorale, vjen një moment që duhet të thuash “Mjaft”. Unë ju them përfaqësuesve të PD-së që luftë parrullash nuk do ketë, se s’më la mendja as mua e as një njeri të qytetëruar, të bëjnë një përdhosje të tillë, por të heqin dorë dhe të mos perdhosin monumentet me broçkulla elektorale”,-tha Lame.
Mbishkrimet sipas kandidatit socialist kanë nisur të bëhen 4 ditë më parë duke prekur disa prej monumenteve që mbrohen nga shteti si dhe janë në mbrojtje të veçantë edhe nga UNESCO.
Redaksia Online
(g.h/b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com