Part-time, dalin 9402 kuotat
ja udhëzimi i MASH

Part-time, dalin 9402 kuotat<br />ja udhëzimi i MASH
TIRANE - Këtë vit akademik, do të jenë plot 9402 të rinj që do të kenë mundësi të nisin një shkollë të lartë me kohë të pjesshme. Ministria e Arsimit ka publikuar vendimin e plotë të qeverisë dhe tabelën se si do të ndahen këto kuota midis 102 degëve të universiteteve publike.
 
Në studimet part-time do të kenë mundësi të aplikojnë të gjithë ata që kanë mbaruar një shkollë të mesme, por edhe mbetësit e maturës shtetërore. Në total janë miratuar 9402 kuota të reja për vitin akademik 2013-2014, nga të cilat 8522 vende u janë lënë studentëve brenda vendit për ciklin e parë me kohë të pjesshme; 40 kuota i janë dhënë programeve të studimit të ciklit të parë, të edukimit në distancë; 200 kuota janë lënë në dispozicion të atyre që duan të transferojnë studimet; 400 kuota u janë lënë shqiptarëve nga trojet jashtë kufijve të vendit; 20 kuota për personat që nuk shikojnë; 20 kuota për romët/ ballkano-egjiptianë; 150 kuota për të përndjekurit politikë dhe 50 kuota për shtetasit e  huaj.

Por nëse i krahasojmë me një vit më parë do të vëmë se në disa nga degët që janë shumë të kërkuara, kemi thuajse përgjysmim të vendeve. Kështu një ndër degët më të kërkuara janë Administrim-Biznes dhe Financë-Kontabilitet tek Ekonomiku i UT-së, ku nëse një vit më parë ishin 300 kuota për secilën, këtë vit kanë vetëm nga 145 kuota secila prej tyre. Po ashtu edhe dega e Biologjisë që një vit më parë i janë dhënë plot 200 vende, këtë vit do të ketë vetëm 70 kuota. Përgjysmim të kuotave janë aplikuar edhe në disa prej degëve të universitetit Bujqësor si Hortikulturë apo Mbrojtje Bimësh, të cilat një vit më parë kanë pasur nga 140 kuota secila, ndërsa këtë vit kanë vetëm nga 55 kuota. Ulje të numrit të pranimeve të reja për këtë vit akademik ka pasur në të gjitha universitetet publike me një total prej 583 kuota më pak, ndërkohë, që krahasuar me një vit më parë janë shtuar 11 degë të reja.

KUSH PERFITON

Sipas udhëzimit nga kuotat part-time përfiton çdo shtetas shqiptar, i cili ka përfunduar shkollën e mesme dhe zotëron diplomë të maturës shtetërore, dëftesë pjekurie apo çdo diplomë tjetër studimi, të fituar brenda ose jashtë vendit, të barasvlershme  me të, ka të drejtë të aplikojë për në programet e studimit të ciklit të parë, me kohë të pjesshme dhe edukimit në distancë, në institucionet publike të arsimit të lartë.
 
TE HUAJT

Kandidatët që zotërojnë dëftesë pjekurie apo diplomë të fituar brenda ose jashtë vendit, të barasvlershme  me të, duhet të kenë fituar provimet me zgjedhje dhe të paraqesin në aplikim, çertifikatën përkatëse të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve.
KUOTAT

Shkrimi u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.03.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën