Parti e re nga Patozi? Basha:
Pretendimet e tij janë preteks

Parti e re nga Patozi? Basha:<br />Pretendimet e tij janë preteks<br>
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur për herë të parë për turin në disa qytete në Shqipëri të Astrit Patozit dhe të përjashtuarve të tjerë dhe paralajmërimin për formimin e një partie të re. Basha u shpreh se nuk është kryetari i PD, ai që duhet të shqyrtojë propozimet e anëtarëve, referuar deklaratave të Patozit, por Kuvendi i PD që do të mblidhet në pranverë. Basha u shpreh se nuk do të ketë negociata personale, por cdo kusht që është kundër Ramës të bashkohet me opozitën. Deklaratat Basha i bëri teksa denoncoi heqjen e 100 licencave për biznesin riciklues, ai akuzoi se “është bërë për llogari të inceneratorëvë të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt”.

Por si do e bashkoni ju, kjo është përgjegjësi e juaj?
Cdo demokrat nuk pret që të jetë proces negociatash personale, por krijimi i një hapësire, ku cdo kusht që ndanë këto vlera, pavarësisht se ka 27 vite që kontribuon apo vjen për herë të parë. Unë vetë e kam shpallur vizion tij, kjo është një parti e anëtarëve, jo kryetarit, n/kryetarit apo ish-ëve. Cdo kush që ka propozime ti parashutojë në Kuvend, kjo është ftesa që unë kam për të gjithë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm