Partia Demokratike padit Ramën për foton me Barack Obamën

Partia Demokratike padit Ramën për foton me Barack Obamën

Barack Obama dhe Edi Rama

TIRANË- PD i kërkon prokurorisë të nisë hetimet për foton e kryeministrit Edi Rama me ish-Presidentin e SHBA, Barack Obama në vitin 2012. Kërkesa e PD-së i është dërguar prokurorisë pas vendimit të gjykatës amerikane për të dënuar me burg William Argeros.

Sipas PD Argeros ka paguar 80 mijë usd për llogari të Edi Ramës për të realizuar foton me ish-presidentin amerikan. Sipas PD, Prokuroria shqiptare, bazuar në këtë rrethanë të re, të bërë publike ka detyrimin që të nisë menjëherë procedimin penal, për t’i dhënë përgjigje pyetjeve për burimin e financimit prej 80 mijë usd që Edi Rama ka paguar dhe nuk i ka deklaruar.

"Kërkesa e PD-së i është dërguar prokurorisë pas vendimit të gjykatës amerikane për të dënuar me burg William Argeros, shtetas amerikan, që ka paguar 80 mijë usd për llogari të Edi Ramës. Këtë e pohoi në gjyq avokati i William Argeros, të cilin Zëri i Amerikës dhe media të tjera ndërkombëtare e citojnë të ketë thënë se “klienti i tij ka vepruar në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama. 

Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. “Shuma prej 80 mijë USD vjen nga një burim i paligjshëm dhe nuk është deklaruar as nga Edi Rama dhe as nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Prokuroria shqiptare, bazuar në këtë rrethanë të re, të bërë publike nga “Zëri i Amerikës”, ka detyrimin që të nisë menjëherë procedimin penal, për t’i dhënë përgjigje pyetjeve për burimin e financimit prej 80 mijë usd që Edi Rama ka paguar dhe nuk i ka deklaruar.

9 pyetjet e PD për financimin e paligjshëm të Edi Ramës për foton me Obamën dhe 3 veprat penale për të cilat duhet të hetohet Edi Rama

Në kërkesën e PD që prokuroria të nisë hetimet për financimin e paligjshëm nga Edi Rama në shumën 80 mijë dollarë për një foto me Presidentin Obama në vitin 2012, shtrohen 9 pyetje kryesore, të cilave duhet t’i përgjigjet prokuroria. 

 1. Ku i gjeti Edi Rama 80 mijë dollarë në një kohë kur, sipas deklarimit të tij të pasurisë, ai nuk zotëron një pasuri të tillë në vitin 2012?

2. A janë këto para të përfituara nga korrupsioni apo janë financim nga një burim i paligjshëm dhe i padeklaruar?

3. Cili është burimi i këtyre parave?

4. Çfarë kanë marrë sponsorizuesit në këmbim të këtyre parave?

5. Çfarë përfitoi në këmbim të këtij veprimi Edi Rama?

6. Pse nuk është deklaruar si shpenzim kjo shumë e konsiderueshme prej 80 mijë dollarë?

7. A është deklaruar ligjërisht disponimi i shumës prej 80 mijë dollar nga shtetasi Edi Rama, në kuadër të detyrimit të tij për deklarimin e pasurisë për vitin 2011, si Kreytar i Bashkisë Tiranë dhe a janë paguar taksat dhe detyrimet e tjera financiare ndaj shtetit shqiptar, për këtë shumë?

8. Si është siguruar shuma prej 80 mijë dollarë nga shtetasi Edi Rama dhe a është ajo ligjërisht e justifikuar?

9. Nëse shuma prej 80 mijë dollarë nuk është deklaruar dhe nuk është ligjërisht e justifikuar, a është kjo shumë produkt i një vepre penale a veprimtarie kriminale të kryer nga shtetasi Edi Rama apo financuesi i tij?.

Nga provat e reja të dala në dritë pas dënimit me burg të shtetasit amerikan që ka paguar në emër të Edi Ramës për foton, PD thotë se Edi Rama ka konsumuar të paktën 3 vepra penale, nga veprimet e tij të kundërligjshme. 

Konkretisht, Edi Rama duhet të hetohet për veprat penale:

1. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar në nenin 245/1 të Kodit Penal;

2. “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a  i Kodit Penal;

3. dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

PD vë në dukje se Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Tiranës kanë standarde të dyfishta, pasi nuk nisin murrë hetime kryesisht për veprimtarinë kriminale të kryeministrit Edi Rama apo drejtuesve të lartë të qeverisë dhe partisë në pushtet. 

Partia Demokratike vlerëson se mënyra sesi do të veprojë prokuroria, është tregues tjetër për zbatimin apo jo të ligjit, pasi deri tani, nën kontrollin e qeverisë, i ka shërbyer kulturës së pandëshkueshmërisë, duke mos çuar para drejtësisë asnjë zyrtar të lartë", deklaron PD.

Padia e Partise Demokratike

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajdari: 02/10/2019 18:00

    U komentua HAJDAR.

    Përgjigju
  • fatmir hajdar çfarrrkarrri: 02/10/2019 18:00

    Ore të mjer Ed Ramës do i ruani hanxharin se ka hanxhar të rënd se është 2 metër bur e zheni i zgjuar. Jo 7×7=42 o lyl a e kupton ti që je komplet i mbafuar o i uruar.

    Përgjigju
  • Sotir: 02/10/2019 14:12

    Mo po lereni ca thot legjislatura amerikane, na thoni ca thot ligji ne shqiperi. Pastaj po te ishte penalizuese per Ramen, do ta kish thirr e hetuar amerikani vet perpara, siç po heton Bashen me lobimin me parate ruse. Ah se harrva, pse nuk shkon me Basha ne amerike?????

    Përgjigju
    • Arbëri: 02/10/2019 17:28

      Luli sala dhe likja me at macen e vet jan canceri i shoqëris shqiptare ...!!!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës