Partia Demokratike i nxin
faqen Shqipërisë në Bruksel

Partia Demokratike i nxin<br />faqen Shqipërisë në Bruksel
Departamenti i raporteve në PD i ka dërguar dje një e-mail të gjithë deputeteve të Partive Popullore në Parlamentin Evropian.

Në e-mail, PD i referohet një artikulli të gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, në të cilin nënvizohet puna e Policisë së Shtetit në luftën kundër kanabisit, pavarësisht problemeve në pajisjet që policia ka në dispozicion të saj.

Por edhe pse artikulli nënvizon se gjatë vitit 2017 niveli i kultivimit të kanabisit është ulur ndjeshëm, Partia Demokratike ka zgjedhur sërish të nxijë faqen e Shqipërisë tek eurodeputetët. Janë pikërisht institucionet e Brukselit, të cilat PD i ka dizinformuar edhe sot, ata që do të marrin vendimin e rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Ajo çka është për të ardhur keq nuk është manipulimi që PD i bën artikullit të së përditshmes gjermane, por fakti se opozita shqiptare vazhdon t’i nxijë faqen Shqipërisë në botë dhe përmes këtyre xhesteve përpiqet të vonojë sa më shumë proceset integruese të vendit tonë. Duket se marrëveshja mes Ramës dhe Bashës për të folur me një gjuhë të përbashkët e pozitive jashtë kufijve shqiptare ka marrë fund. Partia Demokratike ka shfrytëzuar rastin e parë për sharë në Bruksel qeverinë shqiptare, duke e goditur kështu imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Partia Demokratike, mediat vendase dhe ato ndërkombëtare kanë denoncuar zgjerimin e jashtëzakonshëm të plantacioneve të kanabisit në vitin 2016, të ardhurat e të cilëve do të konkurronin GDP-në e vendit dhe do të kishin ndikimin politik në zgjedhje. Kryeministri Rama, publikisht dhe në mënyrë të përsëritur e mohoi problemin deri në fillim të vitit 2017 dhe iu referua heshtjes së disa zyrtarëve ndërkombëtarë për këtë çështje për të justifikuar qëndrimin e tij. Më në fund në fillim të kësaj jave, zonja Vlahutin, ambasadori i BE në Tiranë, përmendi për herë të parë çështjen e narkotikëve si një problem për rrugën e anëtarësimit të vendit tonë në BE”, thuhet në e-mailin e PD.

Megjithatë, sipas PD, heshtja e gjatë ndaj çështjeve të drogës, ndërkohë që sfidat e integrimit evropian shpesh i shpjegohen publikut nga zyrtarët e BE, ka ndihmuar qeverinë e Ramës të pretendojë një mosndëshkim ndërkombëtar mbi tregtinë e kanabisit, të inkurajojë zotërinjtë e tij të drogës, zyrtarët si dhe të zvogëlojë kritikët e tij.

“Me rezultatin përfundimtar krijohet një dëm I madh,duke përfshirë kriminalizimin e ekonomisë dhe të segmenteve të popullsisë. Ndërsa kryeministri Rama duhej të shkarkonte ministrin e Brendshëm Tahiri i cili personalisht drejtonte tregtinë e drogës (ai e mbrojti atë si “ministrin e tij më të mirë” deri në ditën e fundit)”, raporton PD. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar