Partia Demokratike tenton të hapë
lojën e çertifikatave të sigurisë
Komisioni për hetimin e lëvizjeve në polici u përfshi dje nga debati i radhës ku Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Flamur Noka, kërkoi që të hapte një lojë me certifikatat e sigurisë.
TIRANE- Komisioni për hetimin e lëvizjeve në polici u përfshi dje nga debati i radhës ku Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Flamur Noka, kërkoi që të hapte një lojë me certifikatat e sigurisë. Konkretisht, Noka theksoi se komisionit duhet t’i paraqiten të gjitha të dhënat për disponimin e certifikatave të sigurisë nga ana e të gjithë drejtuesve të lartë të policisë së shtetit, kërkesë kjo e njëjtë me atë që ka bërë Partia Socialiste gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, kur i pranishëm ishte kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika.
“Propozoj që në rendin e ditës të futet edhe informacioni i DSIK-së për pajisjen e krerëve të lartë të Policisë së Shtetit me certifikatë sigurie”,- tha deputeti Noka. Por kjo kërkesë e tij hasi në një kundërshtim nga ana e deputeti Balla i cili theksoi se nëse kjo pikë duhet të futet në rendin e ditës, atëherë Noka duhet ta paraqesë me shkrim këtë kërkesë.
Por krahas kësaj, mbledhja u karakterizua edhe nga një debat ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.
Nga kampi socialist ishte deputeti Paulin Stërkaj, i cili theksoi se puna e Komisionit Hetimor kishte ngecur për shkak se kreu i këtij komisioni, Arben Ristani, nuk ka këmbëngulur që të vijojë puna normalisht. “Lëvizjet janë bërë për 6 muaj dhe nuk mund të shihen të gjitha këto shkresa për 6 ditë. Ju nuk duhej ta linit 13 ditë, por ditën e 7-të duhej ta mblidhnit komisionin. Në këtë mënyrë duket sikur ju doni me e fut në grackë”, tha deputeti Sterkaj. Por nga ana e tij, kreu i këtij komisioni, deputeti i PD-së, Arben Ristani, theksoi se puna kishte ngecur pasi Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk kishte paraqitur të gjitha dosjet që ishin kërkuar nga komisioni.
Konkretisht deri tani, në Komisionin Hetimor janë paraqitur 384 dosje në të cilat përfshihen policët e liruar nga detyra. Nga kjo mori spunto edhe deputeti i PD-së, Eduard Halimi për të akuzuar strukturat e Ministrisë së Brendshme. Konkretisht, Halimi theksoi se është e jashtëlogjikshme që dosjet e policëve që janë liruar, që kanë me vite në Polici, të gjenden përpara atyre personave që janë emëruar kohët e fundit.
Në fund të mbledhjes ra konsensusi ndërmjet dy palëve që mbledhja të shtyhet dhe deputetët e Komisionit Hetimor të mblidhen më shpejt në mënyrë që të përshpejtohet puna hetimore për lëvizjet e bëra në strukturat e Policisë së Shtetit.
Shkrimi u publikua sot (19.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1515
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor, 13:42
-
Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur
27 Dhjetor, 13:27
-
Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë
27 Dhjetor, 13:21
-
Pse u pyet Veliaj? SPAK: S'është person nën hetim! Pas kallëzimit nga Nesti Angoni jemi në hetime paraprake për 4 vepra penale
27 Dhjetor, 13:17
-
Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit
27 Dhjetor, 13:14
-
Platforma e regjistrimit të diasporës si zgjedhës, KQZ do shqyrtojë aplikimet, Celibashi: Auditues të partive mund të shikojnë procesin si vijon
27 Dhjetor, 13:08
-
Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë
27 Dhjetor, 12:53
-
Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas
27 Dhjetor, 12:46
-
Bakllava me kadaif dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:45
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin (EMRI)
27 Dhjetor, 12:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion
27 Dhjetor, 12:34
-
Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje
27 Dhjetor, 12:33