Partia e Gruevskit: Rama po
poshtëron popullin maqedonas

Partia e Gruevskit: Rama po<br />poshtëron popullin maqedonas
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski vazhdon që të sulmojë kryeministrin shqiptar Edi Rama.
 
Përmes një deklarate partia e Nikolla Gruevskit shprehet se Edi Rama po ndërhyn në politikën e brendshme.
 
Edi Rama në mënyrë të tërthortë ka thënë që nëse Maqedonia nuk ndryshon emrin dhe nëse nuk lufton për t’u anëtarësuar në BE njësoj si vendet e tjera të rajonit, atëherë kjo do të zgjojë idenë për ndryshimin e kufijve.
 
Ky është i njëjti Edi Rama që mblodhi krerët e partive politike shqiptare të Maqedonisë dhe i bashkoi për platformën e Tiranës.
 
Në kundërshtim me të gjithë në Maqedoni, Zoran Zaev dhe LSDM-ja kishin mendim pozitiv në lidhje me platformën e Tiranës
”, thuhet në komunikatën e partisë së Gruevskit.
 
Pikërisht, platforma shqiptare që u arrit të pranohet nga opozita maqedonase për votën e partive shqiptare ka bërë që të bllokohet krijimi i qeverisë maqedonase. 

Nikolla Gruevskit
Deklarata e Nikolla Gruevskit

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane