Në një postim në rrjete sociale, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, denoncon se në Spitalin e Traumës, 8 salla kirurgjikale janë jashtë funksionit, dhe spitali punon me vetëm dy salla.
Xhixho akuzon qeverinë se, për shkak të tenderëve dhe asaj që ajo i cilëson si afera korruptive, pacientët po përballen me vonesa në marrjen e shërbimit.
“Sot jam në Spitalin e Traumës dhe, siç kam denoncuar muaj më parë, ende sallat kirurgjikale janë jashtë funksionit.
I gjithë Spitali i Traumës punon me vetëm 2 salla kirurgjikale.
Pacientë që presin dhe mjekë që nuk japin dot shërbim, ndërsa asnjë masë nuk merret.
Sepse tenderat dhe vjedhjet që bën kjo qeveri bëjnë që, edhe pas 1 viti që ka filluar rikonstruksioni, ende të mos jenë në funksion 8 salla kirurgjikale.
Dhe nga ajo që pashë, do të duhen edhe 6 muaj deri në 1 vit që të vihen në funksion të plotë.
Dhe çfarë bën kjo situatë?
Që pacientët t’i drejtohen privatit, klient të qeverisë, dhe të mos marrin shërbimin falas që propagandohej nga qeveria.
Por a mund të presë një i aksidentuar?
A mund të presë pacienti me traumë?
A mund të presë një pacient që ka nevojë për ndërhyrje ortopedike?
Vetëm në shtetin e Edi Ramës duhet të sëmuremi dhe të shërohemi kur thotë kjo qeveri.
Sepse prioritet për këtë qeveri janë aferat korruptive, si ajo e KAYO-s, që do të bëhet në shëndetësi për të monopolizuar sektorin farmaceutik, dhe jo shërbimi ndaj qytetarëve.
Ndaj, qytetarë të nderuar, mos prisni më asgjë nga kjo qeveri, sepse çdo hallkë e këtij sistemi ka dështuar”, thotë Xhixho.
-
ky esht sherbim per popullon, dokumentoni kto problem qe po i hajn shpirtin popullit
Përgjigju






Komente
Komento