Partia e Lirisë akuza Ramës: Dënon babanë e 4 fëmijëve se ndërtoi pa leje në një fshat të thellë të Librazhdit, por kullat në Tiranë s’i sheh

Partia e Lirisë akuza Ramës: Dënon babanë e 4 fëmijëve se ndërtoi pa leje në një fshat të thellë të Librazhdit, por kullat në Tiranë s’i sheh

Fshati Skroskë në Librazhd

Tedi Blushi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, ka akuzuar qeverinë për standard të dyfishë për zbatimin e ligjit, teksa thotë se një 63-vjeçar është dënuar me 8 muaj burg në prag të festave, pasi është konstatuar se ka ndërtuar pa leje në fshatin e thellë të Librazhdit.

Blushi ka publikuar vendimin e gjykatës e thekson se modeli i qeverisjes së Edi Ramës është i bazuar në burgim e mjerim për më të varfëri. Blushi thotë se qeveria nuk shikon kullat që ndërtohen pa leje në mes të Tiranës, por ndëshkon babanë e katër fëmijëve nga fshati Skroskë.

‘Fshati i thellë malor Skroskë ndodhet 2 orë larg Librazhdit, por syri vigjilent i patronazhistëve të Edi Ramës, që nuk sheh kullat pa leje në mes të Tiranës, zbuloi se 63-vjeçari Sami O., baba i 4 fëmijëve të mitur, po rregullonte pa leje banesën e tij.

Ndërkohë që oligarkët dhe klientët e Edi Ramës të kapur në flagrancë në zemër të kryeqytetit në shkelje të ligjit për kate, pallate dhe kulla pa leje amnistohen dhe nuk penalizohen, madje shpallen edhe fitues të tenderave dhjetëra milion euro, prindi i katër vogëlushëve Sami O. nga Skroska dënohet me 8 muaj burg në prag të festave të fundvitit.

Ky është standardi i dyfishtë dhe modeli qeverisës shtypës i Edi Ramës: Favorizim, legalizim, liri dhe pasuri për oligarkët dhe të fortët. Ndëshkim, arrestim, burg dhe mjerim për më të varfërit dhe më të dobtët. Ky shtet që po degradon përditë në një regjim fashist do të shembet përpara vullnetit të qytetarëve të lirë!’- shkruan Blushi.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/12/2022 01:21

    Skroska pak shtepi ka,po te ndertosh pa leje bie ne sy;ne Tirane ndertimet,betoni e kullat me leje e pa leje e //te legalizuara//jane bere si pyjet xhungla te Amazones.U kane zene syte Rames e Lali Erit dhe Berishes para tyre!

    Përgjigju
  • lela: 26/12/2022 14:00

    partia budallenjve me sakt jo partia lirise, me ne krye ciftin meta

    Përgjigju
  • Genti: 26/12/2022 13:33

    Kur flasin keto te PD-se mo qe kur ishin vet ne pushtet,vendi ishte rrompall

    Përgjigju
  • blendi: 26/12/2022 13:24

    ju jeni hip se te vrava zbrit se te vrava, nuk merreni vesh parti idjote komplet

    Përgjigju
  • Egi: 26/12/2022 13:21

    Na ndrritet sa ishit ven ne krye ju aman debila

    Përgjigju
  • klodjan: 26/12/2022 13:20

    po ku ted lushi bibiluahi kur u zgjua

    Përgjigju
  • Olti: 26/12/2022 13:20

    Ju sdini ca flisni

    Përgjigju
  • Joni: 26/12/2022 13:19

    Akuzat mbajini per vete se rama vetem mire ka bere

    Përgjigju
  • Armand: 26/12/2022 13:18

    O zot kur flasin dhe kta qe skan len gje pa vjedh

    Përgjigju
  • Fredi: 26/12/2022 13:08

    Ca thon kta idjot aman

    Përgjigju
  • titi: 26/12/2022 13:08

    po vetem iu i beni keto akuza se i dini vet dhe i keni bo vt kto giona

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë