TIRANË- Partia e Lirisë nëpërmjet ish-zv.,ministrit të Bujqësisë Roni Telegrafi ngriti shqetësimin për situatën që kalon blegtoria në vend. Sipas tij, numri i gjedhëve po reduktohet, ndërsa mungesa e eksporteve, po e çon blegtorinë drejt kolapsit.
“Jemi në këtë komunikim publik për të ngritur shqetësimin rreth projekt-buxhetit për bujqësinë për vitin 2023. Ndërkohë që bujqësia përbën 28% të GDP dhe punëson 33% të popullatës, financimi nga buxheti i shtetit për këtë sektor fatkeqësisht vazhdon të mbetet në nivelin e një lëmoshe shpërfillëse me rreth 25 milionë euro, ndërkohë që Maqedonia e Veriut shpenzon 150 milionë dhe Kosova 90 milionë. Si pasojë e financimit të mangut, bujqësia shqiptare do të vazhdojë të jetë jo-konkurruese në tregjet rajonale dhe ato ndërkombëtare.
Kjo në mënyrë kategorike do të sjellë përkeqësimin e mëtejshëm të deficitit tregtare, rrudhjen e investimeve, rënien e prodhimit vendor dhe shpopullimin e komuniteteve rurale. Për këtë arsye ne kërkojmë rishikimin e buxhetit për bujqësinë, dhe veçanërisht financimin e masave administrative që mundësojnë hapjen e eksporteve të kafshëve të gjalla dhe produkteve të mishit. Është e pafalshme që për blegtorin shqiptar tregjet e pasura të BE vazhdojnë të mbeten të mbyllura ndërkohë që blegtorët e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës prej vitesh eksportojnë lirshëm në vendet Europiane.
Mungesa e mundësisë së eksportit ka futur blegtorinë shqiptare drejt një kolapsi të frikshëm. Ku dita ditës prodhimi vendore po zëvendësohet fuqishëm me atë të importit. Shifrat e rënies së numrit të gjedhit duhet të shërbejnë si një kambanë alarmi për qeverinë. Rikujtojmë se në vitin 2017 numri i gjetheve ishte 475 mijë ndërkohë që në vitin 2021 ky numër ka shkuar në 330 mijë. Me këtë ritëm rënie Shqipëria në 10 vjet mbetet pa asnjë gjedh.
Realiteti në terren dhe në shifra është alarmant. Dhe ky realitet nuk mund të tjetërsohet dot as me takime të stisura propagandistike as me shantazhe ndaj mediave të cilat e pasqyrojnë atë. Që ky realitet të ndryshojë nevojitet që buxheti i lëmoshës dhe shpërfilljes të marrë fund për bujqësinë shqiptare”, tha ai.
Kjo deklaratë vjen pas takimit të kryeministrit Edi Rama në Lushnje me fermerët, sipas së cilit bujqësia ka njohur rritje dhe se synohet qëvitin e ardhshëm të shkohet në 1 mld euro eksporte.
si nuk pushoi 1 her ky surrat i shpif
PërgjigjuLat nam me keto lajme palidhje
PërgjigjuPo ik mer pall se ti je bo me keq se sala me keto budallalliqe qe thua
PërgjigjuSdo bejne hajer najhere keto te partise lirise
PërgjigjuPo nuk u bet me fol ju per blegtorine shqiptare as bujqesine o surratqofte
Përgjigjurrit investimet dhe subvencionet ne bujqesi,,,o qeveri e korruptuar,,,,nuk behet asgje me frymen e shejte...
Përgjigju