Partia e Lirisë hedh akuza për projektin e Portit të Durrësit: Aferë që shkatërron të ardhmen ekonomike të qytetit

Partia e Lirisë hedh akuza për projektin e Portit të Durrësit: Aferë që shkatërron të ardhmen ekonomike të qytetit

Partia e Lirisë

Partia e Lirisë ka reaguar për Portin e Durrësit duke e cilësuar si aferë që shkatërron interesat e qytetarëve dhe të ardhmen ekonomike të qytetit. Në një reagim, Kontjana Kuçi u shpreh se Bashkisë së Durrësit i grabiten plot 231 milionë euro dhe drejton gishtin nga këshilltarët sipas të cilës nuk kanë reaguar.

Kuçi kërkon që qytetarët të mos e lejojnë këtë dhe t’i japin përgjigje atyre që nuk ndalen para asgjëje për të mbushur xhepat e tyre.

“Të nderuar qytetarë, afera e Portit të Durrësit është ngjarja më e rëndë që ka goditur jo vetëm qytetarët e të gjithë qarkut të Durrësit por dhe të gjithë Shqipërinë. Kjo aferë godet në mënyrë shkatërrimtare jo vetëm interesat e qytetarëve por dhe të gjithë të ardhmen ekonomike të qytetit. Shkeljet e ligjit janë nga më të rëndat që mund të jenë parë ndonjëherë. Sot mund të thuhet me gojën plot që Durrësi nuk ka pushtet lokal, pasi Kryetarja dhe këshilltarët bashkiakë rilindas janë kthyer në një zgjatim të qeverisë dhe nuk mbrojnë asnjë interes të qytetit dhe qytetarëve.

Me marrëveshjen e miratuar në Parlament, Bashkisë së Durrësit i grabiten plot 231 milionë euro për arsyen se Edi Rama dhe rilindja kanë vendosur t’i falin investitorëve anonimë të off shorëve taksën e infrastrukturës(objekte për shitje) prej 8% si dhe taksën e strehimit prej 3%. Përkatësisht, efekti taksës prej 8% për objektet për shitje i llogaritur për investimin prej 2.1 miliard është 168 milionë euro. Ndërsa, efekti i aplikimit të taksës së strehimit prej 3% shkon në masën 63 milionë euro, pra efekti ne total është dy taksave 231 milioën euro.

E gjithë kjo shumë do të duhej t’i kompensohej deri në qindarkën e fundit pushtetit lokal në zbatim të nenit 6 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, i cili thotë: ‘Për përjashtimet nga taksat vendore, pushteti vendor do të kompensohet për efekte financiare nga buxheti i shtetit’. Pra, pushtetit vendor në Durrës i janë grabitur 231 milionë euro dhe as kryetari bashkisë dhe as këshilltarët nuk kanë reaguar ndërkohë që kaq miliona të grabitura nga taksat janë gati investimet që pushteti lokal do të bënte për 25 vjet.

Me çfarë morali Kryetarja e bashkisë dhe këshilltarët do të dalin përpara qytetarëve durrsakë kur kanë shitur çdo interes të tyre dhe i janë nënshtruar aferës mafioze të Edi Ramës. Të gjithë kanë sy dhe shikojnë se si ndërkohë që miliona euro grabiten nga taksat e qytetarëve Durrsakë nga ana tjetër shiten apartamente në ajër në mënyrë totalisht të paligjshme dhe që janë thjesht dhe vetëm për të justifikuar dhe mbuluar aferën që do të lërë Durrësin dhe Shqipërinë pa portin më të rëndësishëm të vendit që është në të njëjtën kohë edhe një burim ekonomik i pazëvendësueshëm për të sotmen dhe të ardhmen e qytetit. Është koha t’u japim përgjigjen që meritojnë këtyre grabitqarëve dhe hajdutëve që nuk ndalen para asgjëje për të mbushur xhepat e tyre”, tha Kuçi.

Referuar të dhënave që ka sjellë qeveria, Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi  € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dyrrahu: 27/12/2022 18:26

    Parti e Spiuneve do i shkonte me mire kesaj mutpartie!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm