Partia e Lirisë kërkesë Policisë e Ministrisë së Brendshme: Na vini në dispozicion emrat e policëve që ‘rrëmbyen’ Ilir Metën, operacion kriminal

TIRANË- Partia e Lirisë i është drejtuar me një kërkesë Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme lidhur me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se kërkojnë që deri më datë 7 nëntor t’u vendosen në dispozicion emrat e policëve që kanë marrë pjesë në operacionin për arrestimin e Metës, si edhe emrat e personave që kanë urdhëruar dhe udhëhequr arrestimin.

Sa i takon arrestimit të Metës, Blushi sërish me të njëjtën gjuhë thotë se ishte një arrestim kriminal dhe i paligjshëm.

“Sot në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të PL dhe së bashku me dy deputetët, Vasili dhe Xhixho, i jemi drejtuar me një kërkesë për informacion drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha për të na vënë në dispozicion emrat e punonjësve të pretenduar të Policisë së Shtetit që me datë 21 tetor kryen rrëmbimin kriminal dhe të paligjshëm të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Presim deri më datë 7 nëntor një përgjigje zyrtare nga Ministria dhe policia lidhur me këtë kërkesë”, tha Blushi.

Kërkesa është firmosur nga Blushi dhe dy deputetët, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho. Në të shkruhet se nëse Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme nuk u vënë në dispozicion emrat e policëve, Partia e Lirisë do bëjë kallëzim për ‘shpërdorim detyre’ e ‘moskallëzim krimi’. 

Në kërkesë thuhet se ish-kryeministri, ish-presidenti dhe ish-kryetari i Kuvendit u trajtua në mënyrë denigruese nga dhjetëra persona të armatosur rëndë dhe me maska. Po ashtu, Partia e Lirisë pretendon se Metës nuk i është komunikuar asnjë vendim gjyqësor, ndërsa në kërkesë thuhet se ish-presidenti u tërhoq zvarrë mes publikut nga personat me maska, operacion të cilin e quajnë kriminal.

Kërkesa e plotë e Partisë së Lirisë

21 tetor 2024, Presidenti i Partisë së Lirisë, Z.Ilir Meta, ish-Kryeministër, ish-Kryetar i Kuvendit dhe ish-President i Republikës së Shqipërisë, sipas videove të publikuara dhe dëshmitarëve okularë, u trajtua në mënyrë denigruese, degraduese dhe çnjerëzore nga persona me maska dhe të armatosur rëndë, që më vonë u pretendua nga Ministri i Brendshëm, Z.Ervin Hoxha, se ishin Forca Lëvizëse Operacionale e Policisë së Shtetit.

Incidenti ndodhi në një kryqëzim të ngarkuar në Tiranë pranë “Casa Italia”, ku automjeti me të cilin lëvizte Presidenti i Partisë së Lirisë, Z.Ilir Meta, u bllokua qëllimisht nga disa automjete private pa shenja identifikuese dhe pa asnjë mbishkrim policor, nga të cilat dolën dhjetëra persona të armatosur rëndë dhe me maska, të veshur me uniforma të zeza pa logo, pa distinktiva apo shenja identifikuese, të cilët rrethuan zonën duke krijuar një atmosferë terrori për qytetarët që ishin të pranishëm.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Z.Ilir Meta u nxor forcërisht nga automjeti me të cilin udhëtonte, u rrëmbye me dhunë, u tërhoq zvarrë mes publikut nga personat me maska, me një trajtim kriminal, denigrues dhe degradues, pa ju komunikuar asnjë vendim gjyqësor dhe pa ju lexuar të drejtat, që i takonin, sipas Kushtetutës dhe po në mënyrë të dhunshme u detyrua forcërisht të hipte në një nga automjetet private që i bllokuan rrugën. Ndërkohë u prangos dhunshëm edhe drejtuesi i automjetit, z.Artimis Peca, Sekretar për Organizimin i Partisë së Lirisë (pa asnjë vendim gjyqësor deri tani).

Ky veprim ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Z.Ilir Meta përbën një trajtim degradues, poshtërues dhe të pajustifikuar për një individ që nuk ishte i armatosur, nuk paraqiste rezistencë dhe nuk përbënte asnjë kërcënim dhe rrezik për rendin publik.

Sjellja e tillë përbën një shkelje të hapur të dispozitave kushtetuese dhe ligjore, përfshirë nenin 28 të Kushtetutës së Shqipërisë, i cili garanton të drejtat e personave të ndaluar dhe të arrestuar, dhe nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), që mbron lirinë dhe sigurinë e personit, duke kërkuar që masa e ndalimit apo arrestimit të jetë në përputhje me ligjin dhe të bëhet në mënyrë humane dhe me respekt për dinjitetin njerëzor.

Po ashtu, janë shkelur nenet 5, 34/b dhe 246 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenet 3 dhe 5 të ligjit nr. 79/2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Ky ligj përcakton qartë se çdo person i ndaluar apo arrestuar duhet të trajtohet në mënyrë humane dhe pa diskriminim, duke ruajtur integritetin dhe dinjitetin e tij.

Ajo që është veçanërisht shqetësuese është se ky operacion i kryer nga një njësi policore, ende e paidentifikuar plotësisht, ka shfaqur një qasje arbitrare dhe ka dhënë një shfaqje të panevojshme të forcës.

Përdorimi i maskave, uniformave dhe mjeteve pa identifikim të qartë, si dhe armatimit të rëndë në këtë operacion jo vetëm që ka krijuar frikë dhe panik në publik, por është gjithashtu në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe të drejtave të njeriut, duke sfiduar çdo parim të transparencës dhe llogaridhënies që kërkohet për forcat e rendit.

Jemi vënën në dijeni se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) nuk janë përfshirë në procesin e ekzekutimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” ndaj Z. Ilir Meta.

Për sa më sipër, në bazë të neneve 23 dhe 28 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ligjit nr. 8580/2000 “Për Partitë Politike”, nenit 8 i ligjit nr. 8550/1999 “Statusi i Deputetit”, nenit 246 i Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë të na vini në dispozicion informacionin si më poshtë vijon:

1.     Të na vini në dispozicion brenda datës 07.11.2024 emrat e të gjithë skuadrës së pretenduar policore që më datë 21.10.2024 ekzekutuan Urdhrin për ekzekutimin e vendimit nr. 125, datë 20.10.2024, së Gjykatës së Posaçme e Shkallës së parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lëshuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj Z. Ilir Meta, në kundërshtim të hapur me nenin 28 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke trajtuar Presidentin e Partisë së Lirisë dhe ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë degraduese dhe poshtëruese;

2.     Emrat e personave që kanë urdhëruar dhe kanë udhëhequr këtë operacion kriminal.

Nëse brenda datës 07.11.2024 nuk na përcillni emrat e personave, për të vijuar me përgjegjësinë personale të atyre personave që kanë dhënë urdhër dhe kanë ekzekutuar në mënyrë barbare një vendim gjyqësor në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me parimet ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut, do të jeni Ju personi që do të mbajë përgjegjësi penale për konsumim të veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzmi i krimit” dhe për bashkëpunim në kryerjen e veprave penale.

Duke shpresuar dhe besuar në një bashkëpunim të plotë nga organi juaj, mbetemi në pritje të përgjigjes Tuaj.

(Kliko këtu për të lexuar kërkesën e Partisë së Lirisë)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 04/11/2024 22:05

    Ore mbole bylysh!o fytyr qen!ata ishin heronj jo polic o mother fucker! Po ben nje gabim per krytarin e partis se sumes qe nuk I vun nje thes te zi ne kok!radha jote o idiots ???? karagjoz

    Përgjigju
  • Ligji: 04/11/2024 18:16

    Tedi Bear sikur i kishte gjetur, madje ju beri dhe biografine kriminale. Kerkese e pa mbeshtetur ne ligj dhe kerkese prej karagjozesh te zene ne cark. Po policia a ka bere ndonje kallezim per kanosje te punonjesit te policise se shtetit nga ky klloun? Po Haxhinaston e ka pare njeri se ka humbur??

    Përgjigju
  • AltinTop: 04/11/2024 17:33

    Behu gati se tek veshi e ke dhe ti…Se mos kujto ti se do shpetosh.

    Përgjigju
  • Gjergj: 04/11/2024 17:20

    Janè tè martuar ato djem sokola, o fshatar i ardhur nè kryeqytet. Ato gratè e fisit tènd, duhet tè shohèsh diku tjetèr tu gjeshè dhèndurè. Nè mos njèri, tjetri, do ti marrè.

    Përgjigju
  • jepuani: 04/11/2024 16:07

    qe tu rruajne k.. me shkume, te filloje Tedi e me rradhe

    Përgjigju
  • Toto: 04/11/2024 15:20

    I dashka cunat per nusen dhe motren e vet

    Përgjigju
  • Tedi: 04/11/2024 14:47

    Policia nuk ka te drejte ligjore ti jap nje subjekti politik asnje emer te skuadtes operacionele. Ne rast se Meta nuk ka zbatuar urdher arrestin duke share dhe goditur policet kane te drejte te perdorin forcen . Ky taraleu Blushi ka marre prej skoti ben dhe te fortin gjojs. Dhe ne se te japin emrat cfar do besh ti dhe te tute ?

    Përgjigju
  • Partia: 04/11/2024 14:06

    Shpresoj moa ia japin, ne te kundërt, e hëngrën çunat.

    Përgjigju
  • Big m: 04/11/2024 12:29

    Po sikur do ti gjenin vet ????

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 04/11/2024 16:18

      Do tju rruajne bythen çunave , mos ju rende ne d'ore ky dereziu se è shqyen .

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër