Partia e Lirisë ka kundërshtuar Hartën e re Gjyqësore që ka hyrë në fuqi nga data 1 shkurt. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Xhixho tha se për shkak të hartës së re gjyqësore, mijëra qytetarë do të detyrohen të udhëtojnë me orë të tëra nga qarqe të ndryshme drejt Tiranës.
Ajo tha se me hartën e re, drejtësia kthehet në një luks që jo të gjithë qytetarët mund ta përballojnë.
“Me hartën e re, drejtësia kthehet në një luks që nuk e përballojnë dot të gjithë. Ajo nuk merr për bazë në asnjë moment nevojat e kategorive të veçanta sociale si minoriteti rom dhe egjiptian, gratë në nevojë, të rinjtë dhe të miturit, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, qytetarët në pamundësi ekonomike, shtetasit e privuar nga liria.
Miratimi i kësaj harte ka asgjësuar të drejtat bazike të qytetarëve për akses të lehtë dhe pa kosto në drejtësi, si dhe për procese të drejta ku të jenë të barabartë në çdo pikpamje përpara ligjit”- u shpreh Xhixho.
Në përfundim të dekaratës së saj, nënkryetarja e PL-së, tha se mbyllja e 18 gjykatave të Apelit duke lënë në fuqi vetëm gjykatën e Apelit në Tiranë, e bën vetëgjyqësinë një rrezik real pasi cënohet aksesi në drejtësi.
“Mbyllja e 18 gjykatave dhe lënia e vetëm 1 gjykate Apeli me juridiksion te pergjithshem në Tiranë cenon sot aksesin në drejtësi, duke e bërë vetëgjyqsinë rrezik real. Sot në Apelin e Tiranës ka plot 32 mijë dosje që presin të shqyrtohen dhe vetëm 30 gjyqtarë. Qytetarët do të duhet të presin me vite për të marrë drejtësinë që kërkojnë”-shtoi Xhixho.
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të marrë fund kaosi në kuvend?
-
Po
92.1%
-
Jo
6.1%
-
Nuk e di
1.8%
Vota total: 12348
Lajme të tjera
-
Agim Nesho: Pas Berishës, fillimi i hetimit për Metën, skandaloze! Po hapen çështje të vjetra! Drejtësia e re po u përdor si mashë e Ramës, do përfundojë shumë keq
17 Nëntor, 17:59
-
Nisin seancat në Kushtetuese për hartën e re gjyqësore, Dhoma e Avokatisë kërkoi shfuqizimin si të papajtueshëm të vendimit
16 Nëntor, 12:16
-
Buxheti, PL: Asnjë ndihmë sociale, shtohen shpenzimet për PPP
11 Nëntor, 13:07
-
Meta sulmon SPAK: Shumë çështje që janë depozituar nga Partia e Lirisë nuk janë prekur
1 Nëntor, 18:59
-
Rishikimi i buxhetit 2023/ Xhixho: S’ka ndihmë për çmimet! Ulet buxheti për arsimin, shkojnë për zyrat e luksit
1 Nëntor, 11:50
-
Tedi Blushi thirrje SPAK: Nis hetimin për pastrimin e parave në kullat e Tiranës, janë dhënë 12 leje të tjera
20 Tetor, 15:00
-
PL çon në Kuvend ndryshimet ligjore për oksidin e azotit! Xhixho: ‘Tullumbacja’ ka rrezik të përdoret vetëm për Mjekësi
20 Tetor, 14:11
-
Kushtetuesja nis shqyrtimin e padisë për hartën e re gjyqësore! Avokatët kërkuan shfuqizimin e organizimit të ri gjyqësor
17 Tetor, 22:07
-
Parkimet në Tiranë, PL: Vetëm 1% e makinave e gjejnë falas! Bixha: Abuzime me dhënien e kartave të rezidentit për parkim
14 Tetor, 14:05
-
Partia e Lirisë: UKT e zhytur në gropën e korrupsionit! Përse nuk ka ende 24 orë ujë në ditë në Tiranë?
13 Tetor, 12:45
-
PL: Çerdhet e kopshtet po refuzojnë kërkesat për regjistrime
4 Tetor, 14:40
-
Propozimi i Partisë së Lirisë për qeverinë: Të unifikohet bonusi i bebeve në 180 mijë lekë
26 Shtator, 13:08