Partia e Lirisë letër drejtuar Nikollës: Na vini në dispozicion kalendarin e takimeve me BE-në dhe raportimet periodike për ecurinë e tyre
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho
Partia e Lirisë ka kritikuar mungesën e gjithëpërfshirjes të të gjitha palëve politike në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Deputetja Erisa Xhixho ka sjellë në vemendje faktin se një vit pas letrës që Partia e Lirisë asokohe (Lëvizja Socialiste për Integrim), i kishte dërguar kryeparlamentares Lindita Nikolla për gjithëpërfshirjen e partive politike në procesin e integrimit, një gjë e tillë sipas saj ende nuk kishte ndodhur.
Në një postim të bërë në facebook, Erisa Xhixho shkruan se kërkesa e Partisë së Lirisë mbi propozimin që të gjitha partitë politike të jenë pjesë e Këshillit të Integrimit Europian, nuk ishte marrë fare në shqyrtim nga Kuvendi, duke u bllokuar nga mazhoranca.
“Një vit më parë, ne si parti iu drejtuam Kuvendit me një amendim për ligjin nr. 15, datë 05.03.2015, “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, me synim gjithëpërfshirjen në procesin e integrimit, duke propozuar që Këshilli i Integrimit Europian të përbëhet nga të gjitha partitë parlamentare. Por një vit pas propozimit të këtij ndryshimi në ligj, kjo nismë as nuk marrë fare në shqyrtim dhe është bllokuar nga maxhoranca”- shkruan Xhixho.
Xhixho ka dërguar një letër tjetër për kryeparlamentaren, Lindita Nikolla të cilës i ka kërkuar vënien në dispozicion të kalendarit të takimeve me zyrtarë të Bashkimit Europian dhe raportimin periodic për ecurinë e tyre.
“Ndaj, në cilësinë e deputetes së Partisë së Lirisë, i jam drejtuar me një letër kryetares së Kuvendit, për t’i kërkuar vënien në dispozicion të deputetëve të kalendarit të takimeve me BE-në dhe raportime periodike për ecurinë e tyre. Njëkohësisht, kërkoj nga Kuvendi të na informojë mbi ngritjen e 33 tryezave të diskutimit dhe këshillimit, në mënyrë analoge me kapitujt e “acquis” të Bashkimit Evropian, të parashikuara në urdhrin e Kryeministrit nr. 113, datë 30.8.2019 për “Format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të Platformës së Partneritetit për integrimin evropian”- shkruan Xhixho mes të tjerash.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2077
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar, Begaj: Kongresi i Lushnjes shpëtoi vendin nga vëllavrasja! Spiropali: Objektiva, reforma në drejtësi e anëtarësimi në BE
21 Janar, 11:05
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
-
PL: Bujqësia është kthyer në sektor inekzistent
19 Janar, 13:37
-
Nesër Kuvendi nis sesionin e fundit para 'shpërndarjes', ndryshimet në Kod për votën e diasporës ‘sfida’ e parë për konsensus! Begaj mesazh ligjvënësve
19 Janar, 13:10
-
‘Bardhi ka probleme me grupin e Berishës’, Lapardhaja në Report Tv: Saliu kërkon të bëjë pazare me Ramën
19 Janar, 13:07
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
15 Janar, 15:42
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Tedi Blushi: Borxhi publik u dyfishua që nga 2013, Rama e çoi në 5694 euro për banor! S’po i shërben qytetarëve, por po vjedh me PPP dhe ‘rrugë të florinjta’
9 Janar, 16:05
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
8 Janar, 19:46
-
I përfundoi misioni i tij në Shqipëri, Spiropali pret Ambasadorin e Italisë Fabrizio Bucci
8 Janar, 13:02
Kur te veni ne Rec si particke me kryekoklopen, do t'ju vi agjenda e takimeve me BE-ne, hajdute kolektive,qe keni mbetur nje grusht se militantet i keni degdisur neper europe dhe po shesin droge t'ju sjellin para per te vjedhur votat, se florinjte u duhen per ata down-net e agushit qe bejne palle ne Londer mes lluksit.
Përgjigju