Partia e Lirisë në shkollën ‘Ibrahim Basha’ në Kamëz: 900 fëmijë nuk do të bëjnë dot mësim, bashkia s'u paguan transportin

Në ditën e parë të shkollës, Parti e Lirisë ishte pranë banorëve të Kamzës, në shkollën ‘Ibrahim Basha’, e cila do t’i ketë dyert e mbyllura edhe për këtë vit të ri shkollor, pasi ende nuk ka përfunduar rikonstruktimi i saj. Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho bashkë me banorët e zonës së Bulçeshit në Kamëz, protestuan para dyerve të shkollës.

Sipas Xhixhos, 900 fëmijë penalizohen nga mbyllja e dyreve të shkollës dhe familjarët detyrohen t’i çojnë në shkolla të tjera që janë rreth 1 orë larg. Deputetja iu drejtua kryetarit të bashkisë Rakip Sulit, duke i kërkuar që të japë një shpjegim për ecurinë e punimeve të kësaj shkolle dhe se në çfarë faze është tenderimi.

‘Janë 900 nxënës që meritojnë të kenë një shkollë të re sa më parë ndaj kërkojmë që të dimë cili është projekti i kësaj shkolle, kur përfundojnë ndërtimet e kësaj shkolle. Dhe këta banorë kanë një kosto shtesë në familjet e tyre, a kanë menduar bashkia dhe ministria që kostoja e furgonit të tyre shkon në 20 mijë lekë e më shumë.

Mendoj se këta qytetarë që nuk janë dëgjuar, kur qytetarët dhe nxënësit do të kenë shkollën e tyre përsëri për ta aksesuar dhe për të qenë pranë banesave të tyre. Është e patoluerueshme që qytetarët të mos dëgjohen, ndërkohë që Rilindja bën këshillime kombëtare e kur qytetarët trokasin në dyert e tyre, veshët janë të shurdhër. Kjo është propaganda e tyre.

Ndërkohë, këta nxënës përballen e me propagandën për libra falas. Lekë paska për libra falas, por kryeministri thotë se do edukojë nxënësit, ndërkohë që ata kanë ushtrime për të bërë në ato libra, me laps dhe me stilolaps.

Meqë paskemi të ardhura në buxhet, u bëj një thirrje dhe një kërkesë gjithë prindërve: prindërit, nxënësit duan libra të rinj çdo vit, apo duhet të vazhdojnë me libra të përdorur që s’i shërbejnë askujt?”, tha Xhixho.

Disa nga banorët u shprehën se ato do të vijojnë protesta deri edhe në bllokimin e rrugës.

‘Do dalim dhe do të bllokojmë rrugën. Ku ti marrim ne lekët për transportin e fëmijëve që të dalim në protestë.’- u shpreh një banor.

‘Në vazhdim do të bllokojnë. Unë fëmijën e kam sëmurë. Unë nuk do ta çoj fëmijën. Taksat i paguaj unë. Ka dalë pronari i shkollës.’- u shpreh një prind për Report Tv.

Më pas, deputetja Erisa Xhixho shkoi në Bashkinë e Kamzës, ku pati një ‘përplasje’ me kryebashkiakun Rakip Suli. Xhixho i kërkoi që t’i japë informacion se kur pritet të mbarojë rikonstruksioni i shkollës. Ndërsa i tha se e kishte ftuar në një dëgjesë publike me prindërit por nuk erdhi. Sot nisi viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar. Rreth 29 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:44
Xhixho 'përplaset' me kryebashkiakun e Kamzës: Kur do të bëhet shkolla 'Ibrahim Basha'? Eja në dëgjesë publike me qytetarët

 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka qenë sot në shkollën ‘Ibrahim Basha’ në Kamëz, ku kanë nisur punimet për rikonstruktimin e saj. Xhixho ka shkuar në Bashkinë Kamëz ku ka pasur edhe një debat me kryebashkiakun Rakip Suli. Ajo i ka kërkuar atij të bëjë me dije se kur do të jetë gati shkolla për të nisur mësimin nxënësit. Xhixho dëgjohet se i thotë që e kishte ftuar në një dëgjesë publike me prindërit në orën 08:00 , por Suli nuk kishte shkuar. Ky i fundit dëgjohet teksa i thotë ta bënin dëgjesën në orën 13:00.  

“Peticioni i kryer që në mars 2022 nuk ishte marrë në dorëzim nga Bashkia, erdha personalisht që ta protokolloja. Më thanë që përgjigja do vijë brenda një jave”.

“Kryetari i Bashkisë doli vetë personalisht e ftova publikisht që shqetësimin e qytetarëve ta adresoj e qytetarët donin dhe një dëgjesë me kryetarin për afatet, proceset e tenderimit dhe kur mund ti rikthehen jetës normale, e për pagesat e furgonave që shkojnë 30 mijë lekë në muaj. Rilindja duhet ta kuptojë që koha e llogaridhënies ka ardhur, për çdo investim publik e mos kenë frikë nga llogaridhënia”, tha Xhixho.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kund pinoku: 12/09/2022 10:31

    Kur der dhe kjo hund pinokja e flet. Pse nuk dhuroni rrogen tuaj o hundpinoke? Apo i keni von leket tufa tufa e dilni ketu e boni gam gam. Thuaji ati padronit tat te kthej milionat e vjedhur se e ndihmojne shtetin.

    Përgjigju
  • Arian: 12/09/2022 09:09

    Po Lerini nje dite keto fytyra te nxira te egersuara dhe buzeqeshuni këtyre femijëve qe t'a fillojne shkollën me pak optimizëm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Fitoi me nokaut në raundin e parë në UFC, boksieri shqiptar i vendos plisin Joe Rogan-it dhe i drejtohet publikut në gjuhën amtare

Fitoi me nokaut në raundin e parë në UFC, boksieri shqiptar i vendos plisin Joe Rogan-it dhe i drejtohet publikut në gjuhën amtare