Partia e Lirisë ka dënuar atë që e cilëson si dhunë ndaj protestuesve nga Policia e Shtetit, e cila sipas saj, ka zgjedhur forma represioni për të ndalur protestat paqësore.
“Dënojmë me forcë dhunën barbare që Policia e Shtetit po përdor si të vetmen mënyrë për të ndalur protestat paqësore. Gjakosja e protestuesve, rrëmbimet dhe arrestimet e paligjshme janë tregues i qartë i modelit diktatorial të qeverisjes që përballë zërit të qytetarëve, zgjedh dhunën në vend të dialogut, frikësimin në vend të demokracisë dhe represionin në vend të respektimit të lirive themelore”, thuhet në deklaratën për shtyp.
Sipas PL, kryeministri Rama s’mund të ndalë një popull që lufton për të drejtat dhe liritë e tij. Më tej, thuhet se përdorimi i forcës ndaj qytetarëve është braktisje e misionit kushtetues të shtetit.
Partia e Lirisë u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në protesta paqësore, duke kërkuar përshkallëzimin e tyre në çdo qytet të vendit
Kjo dhunë barbare duhet të ndalet me çdo kusht dhe dhuna ndalet vetëm nëse populli bashkohet dhe revolta paqësore përshkallëzohet, çdo ditë, në çdo shesh, në çdo rrugë, në çdo qytet të Shqipërisë”, përfundon deklarata.











Komente
Komento