Pas Partisë Demokratike, edhe Partia e Lirisë deklaroi sot (21 Nëntor) 15 Amendamentet e saj për Buxhetin e vitit 2025, duke ia propozuar Parlamentit për t’u marrë parasysh dhe përfshirë.
Amendamentet u prezantuan sot nga Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi dhe Petraq Milo.
Mes tyre binin në sy kërkesa për rritje të pensioneve me 6,8%, rritje e pagave me 6,2% dhe rritje e ndihmës ekonomike me 20%. Gjithashtu edhe anulim i pagesave për inceneratorin e Tiranës dhe për PPP-të korruptive.
“Partia e Lirisë mbështet shpërndarjen e fondeve buxhetore të orientuar nga parimi i përfitimit gjithpërfshirëse të rritjes ekonomike. Ky parim kombinon përfitimin nga rritja ekonomike, rritjes së kujdesit social për të qenë përfituese të gjitha shtresat, si dhe të mbështetjes së rritjes ekonomike”, tha Milo.
PL propozoi edhe kujdes të veçantë ndaj shtresave sociale në nevojë për të ruajtur nivelin e jetesës, sektorët e arsimit, shëndetësia dhe bujqësia.
Lista me 15 Amendamentet e Partisë së Lirisë:
Propozimet për të mbuluar këtë shtesa te propozuara ë në buxhetin e vitit 2025 pa prekur nivelin e deficitit buxhetor, janë si më poshtë.
Komente









beni shu rren dhe po te jete emundur mu ke burgu i like grabitqarit
PërgjigjuPartia sumēs me Tedi Blushin bibilushin do realizoi dēshirat e burgaxhiut Ilir Meta e vērteta qē me njē tē rame lapsi merte 700.000 mij euro. Kurse Tedi Blushi bibilushi do ta ket dorēn mē tē let o i shkreti milet po tē besoi ty mor bibilush i gjithi kaush.
Përgjigju