Partia e Lirisë: UKT e zhytur në gropën e korrupsionit! Përse nuk ka ende 24 orë ujë në ditë në Tiranë?

Qytetarët e Tiranës nuk morën asnjë përmirësim të shërbimit me ujë të pijshëm që prej rritjes së çmimit të ujit në 2017. Kështu u shpreh Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari në një dalje për mediat.

Brahimllari se UKT është zhytur në tenderë korruptivë koston e të cilëve e paguajnë qytetarët që sot sipas PL nuk furnizohen as me 6 orë ujë në ditë. 

Ndërkohë, ai tha se Bashkia e Tiranës duhet të japë llogari se ku shkojnë paratë e rritjes çmimit të ujit. Ndërsa u shpreh se Erion Veliaj duhet t’u tregojë qytetarëve se përse nuk e ka realizuar premtimin për ujë 24 orë në ditë.

“Erion Veliaj rriti me 40 % çmimin e ujit në vitin 2017 por Tirana vijon të përballet përditë në zona të ndryshme me mungesën e ujit të pijshëm. Megjithë propagandën e Erion Veliajt, për rritjen e orëve të furnizimit me ujë, ajo që hasin përditë qytetarët është mungesa e furnizimit. Tirana nga 12 orë ujë që furnizohej në 2017, aktualisht në disa zona furnizohet vetëm me 6 orë ujë në ditë. Para 6 vitesh, teksa rriti çmimin e ujit të pijshëm me 40%, Erion Veliaj premtonte ujë 24 orë me cilësi Korçe dhe çmim Bathore. Sot që flasim jo vetëm që uji nuk është i pijshëm por nuk ka furnizimin me ujë. Premtoi, heqjen e depozitave mbi pallate dhe këtë e bëri me një propagandë shumë të madhe ndërkohë jo vetëm që depozitat nuk janë hequr por qartazi janë shtuar.

Pas 6 vitesh, të rritjes së çmimit të ujit kur qytetarët prisnin përmirësim të kushteve të furnizimit, Erion Veliaj ka menduar vetëm për tendera korruptivë të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime.  UKT bën tendera 10 milionë euro për kamera, shton numrin e punonjësve për efekt elektoral midis tyre dhe punësimet fiktive. Punonjës që marrin rrogën në UKT dhe jetojnë jashtë vendit. Partia e Lirisë i ka kërkuar Erion Velisë dhe UKT-së transparencë se ku shkojnë paratë e rritjes çmimit të ujit, duke qenë se përmirësim në shërbim nuk ka.  Partia e Lirisë ka kërkuar nëse këto të ardhura janë investuar në përmirësimin e rrjetit, të rritjes së kapacitetit prodhues të Bovillës, të rritjes së kapacitetit të furnizimit me ujë apo për procedura tenderimi dhe punësime fiktive.

Erion Veliaj duhet të dalë të japë llogari përpara qytetarëve pse nuk ka realizuar premtimin për furnizimin me 24 orë ujë në Tiranë. Partia e Lirisë do të kërkojë transparencë dhe llogari për gropën e thellë të korrupsionit në UKT sepse janë qytetarët e Tiranës që paguajnë çdo ditë rritjen e çmendur të ujit të pijshëm", tha Brahimllari.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 13/10/2023 14:41

    Partia liris tja bej kete pyetje Likes se deri vone ishte dhe ai president.

    Përgjigju
  • XHA JAHO: 13/10/2023 14:02

    Si sju vjen ketyre te PL zor nga keto daljet publike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja