Partia e Lirisë denoncon KESH: Po e shet energjinë elektrike më lirë se tregu

Partia e Lirisë denoncoi sot se Korporata Elektroenergjitike Shqiptare por e shet energjinë elektrike shumë herë më lirë se sa tregu. Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat i bëri thirrje qeverisë të ndalë shitjen e energjisë nën kosto.

“Për periudhën 16 dhjetor – 18 dhjetor 2022, KESH ka vendosur të shesë energjisë me 115 Euro/Mwh, ndërkohë që në bursë çmimi i tregtuar është 318 Euro/Mwh dhe 325 Euro/Mwh.

Pra praktikisht energjia elektrike po shitet nga KESH 2.7 herë më lirë se tregu

KESH ka vendosur gjithashtu që edhe për datat 19 dhjetor 2022 deri në 23 dhjetor 2022 të shesë energjinë elektrike me çmim 167 euro/mwh kur çmimi i tregut pritet të jetë 2.5 herë më shtrenjtë se sa e shet KESH.

Në kushtet kur 67% e popullsisë jeton me të ardhura më pak ose deri në 5.5 dollarë/ditë, i bëjmë thirrje Qeverisë të ndalojë shitjen e energjisë elektrike nën kosto, si dhe të rishikojë urgjentisht politikat e subvencionimit për energjinë për kategoritë më në nevojë, veçanërisht për familjet me ndihmë ekonomike dhe për pensionistët, të cilëve Qeveria u ka trefishuar edhe çmimin e lëndëve drusore për ngrohje.”- tha Blushi.

Shifrat epublikuara nga Tedi Blushi. 

Ndonëse situata është përmirësuar ndjeshëm, ajo çfarë vihet re në shifrat e dhëna nga qeveria është se gjatë muajit nëntor ka pasur një rritje të konsumit të energjisë elektrike. Konkretisht, në muajin nëntor është kursyer vetëm 2% energji elektrike në rang kombëtar, krahasuar me 7% që është kursyer në muajin tetor.

Sa i përket kursimit të administratën publike, qeveria bën me dije se kanë kursyer 20% të energjisë elektrike në muajin nëntor, 5% më shumë kursim se targeti i vendosur nga qeveria.

Në muajin dhjetor pritet të ketë më shumë konsum të energjisë elektrike, kjo për shkak të uljeve të temperaturave. Sipas qeverisë, në dhjetor pritet që konsumi të rritet nga 22 mijë mega deri në 26 mijë mega vat në ditë, referuar konsumit të një viti më parë. Këto shifra, qeveria thotë se janë tepër të larta dhe prandaj bën thirrje për kursim të energjisë.

Nga data 17 dhjetor pritet të ketë një përmirësim të motit, pasi nuk priten reshje shiu, çka do ta bëjë situatën me kritike. Prandaj qeveria thotë se kursimi do duhet të jetë prioritet për çdo familjar dhe biznes në mënyrë që të kursehet 5% e energjisë elektrike në rang kombëtar.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin