PRISHTINE - Me 28 shkurt do të zyrtarizohet partia e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit. Ajo do të quhet Iniciativa Qytetare, të cilës do t’i bashkohen dega e Malishevës, Drenasit dhe Lipjanit.
 
Aktakuza e re kundër Fatmir Limajt nuk do ta ndal atë që të formojë subjektin e ri politik. Tashmë është vendosur që vet Limaj të jetë kryetar i kësaj partie që do të quhet Iniciativa Qytetare.
 
Zyrtarizimi i këtij subjekti pritet të bëhet me 28 shkurt në orën 17:00 në një ceremoni solemne që do të mbahet në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri”, burime të afërta me udhëheqësin e kësaj partie.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)