Partia e re, Blushi e Hafizi ndezin
motorët nis rekrutimi i të rinjve

Partia e re, Blushi e Hafizi ndezin<br />motorët nis rekrutimi i të rinjve
Krijimi i partisë së re të Ben Blushit nuk është më një hipotezë. Ai në bashkëpunim me deputeten Mimoza Hafizi kanë nisur punën konkrete për krijimin e shtabit të kësaj partie, dhe për rekrutimin e elementëve të parë që do të përbëjnë themelimin dhe anëtarësinë e parë të kësaj partie. Ditët e fundit janë zhvilluar disa takime në kryeqytet, por jo vetëm, ku në fokus kanë qenë të rinjtë.

Stafi i ngushtë i Blushit është në kërkim të të rinjve të arsimuar, që spikasin në profesionet dhe fushat e tyre, të cilëve u ka kërkuar të besojnë në sipërmarrjen e partisë së re. Synimi i këtyre takimeve të ditëve të fundit ka qene rekrutimi i elementëve bazikë që do të përbëjnë forumin rinor të partisë së re të Blushit.

Nga pjesëmarrja e të ftuarve në takime, burimet thonë se numrat nuk kanë qenë entuziaste, por mes tyre ka pasur individë që kanë shprehur përqafimin e tyre për lëvizjen e re politike të Blushit. Mimoza Hafizi është deputetja e parë që ka konfirmuar, edhe pse jo drejtpërdrejt, rreshtimin e saj në partinë e re të kryesuar nga Ben Blushi. Nuk dihet se si do të emërtohet partia, pro slogani që deri më tani po shoqëron takimet është “Shqipëria mbi Partinë”.

Ndërkohë që Blushi është duke negociuar me këtë kategori, ai ka konfirmuar se partia e tij e re do të shpallet në shtator, teksa premton se faktorizimi i saj do të jetë surprizues. Në këto takime dy deputetët shoqërohen dhe nga ish-deputeti Marko Bello, dikur aleat e mik i Blushit edhe si anëtar i Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në PS. Grupi prej 12 figurash socialiste që u rreshtuan përkrah Blushit në fillim të debatit për zgjedhjen e kryetarit të PS-së, nuk preferojnë të shprehen nëse do të bashkohen apo jo në partinë e tij të re.

Nga grupi i cili përbëhej nga Ben Blushi, Arta Dade, Mimoza Hafizi, Rexhep Meidani, Ndre Legisi, Petrit Ago, Mark Nikolli, Namik Kopliku, Marko Bello, Tritan Kalo, Suzana Hakrama dhe Maqo Lakrori ka pësuar tkurrje. Pas tërheqjes publike të Arta Dades e cila nuk u përfshi fare në debatin pas Kongresit nëse duhet apo jo që socialistët të merrnin pjesë në referendum, grupi pro Ben Blushit ka pësuar një tkurrje tjetër.

Deputeti socialist i Shkodrës, Namik Kopliku, edhe pse ka firmosur në kërkesat për interpretimin statusor mbi zgjedhjen e kryetarit, nuk i është bashkuar thirrjes së Ben Blushit për të bojkotuar referendumin. Madje ai tha për “Shqiptarja.com” se nuk i përket asnjë grupimi individësh, dhe se firma e tij në disa shkresa drejtuar KGS-së, ka pasur si qëllim vetëm interpretimin e normave statutore, dhe jo fraksionin përkrah një emrin.

Në këto kushte, Mimoza Hafizi ngelet e vetmja deputete që i qëndron fort përkrah Blushit, teksa Dade dhe Kopliku kanë riparë pozicionin e tyre. Përkrahësit e tij duket se janë tashmë jashtë grupit parlamentar, dhe të paktë që pranojnë të shprehen se i qëndrojnë kauzës së Blushit.  

Redaksia Online
a.n/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes