Partia e re e Topit: Ja emrat
kryesorë që i bashkëngjiten

Partia e re e Topit: Ja emrat<br />kryesorë që i bashkëngjiten
TIRANE- Ish ministra, ish-deputetë, ish zv. ministra, ish-drejtorë të administratës së PD, por edhe të rinj janë përfshirë në listën e anëtarëve të partisë më të re, Fryma e Re Demokratike, partia e qendrës së djathtë e cila dje shpalli zyrtarisht krijimin e saj.

Në krah të kryetarit Gazmend Oketa ishin ulur Aleksandër Biberaj, Edlira Gjoni e Blerina Merko. Në sallë, poshtë, emra që për të djathtën kanë dhënë kontribute prej vitesh. Sali Shehu, ish deputet i PD, Besnik Mustafaj, ish ministër i Jashtëm i Partisë Demokratike, Stavri Ristani, ish-zv.ministër në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit, Edmond Dragoti, profesori dhe psikologu por që dikur ka qenë me Aleancën Demokratike, Sajmir Shehri, ish drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve tani në kohën e qeverisjes së demokratëve, Ramiz Balla, ish deputet i PD po ashtu, Alfred Cako etj.

Por mungonte një emër, ai i cili ndoshta për dokumentet kryesore të kësaj partie, sikurse është statuti dhe programi i saj ka kontribuar më shumë: ish kryeministri Aleksandër Meksi.

Vetë zoti Meksi nuk ka pranuar të japë asnjë koment për mungesën e tij në themelimin e partisë më të re të spektrit politik të djathtë në Shqipëri, Fryma e re Demokratike (FRD). Por në sallë, për të mbështetur fuqishëm partinë më të re që po del në politikën shqiptare, dhe që në qarqet e gazetarëve, intelektualëve apo edhe të vetë popullit, që tani e ka marrë emrin Partia e Topit.

E ndërkaq, sipas sondazhit të djeshëm të "shqiptarja.com" në ëeb, partia e re Fryma e re Demokratike, gëzon mbështetjen e 86.72 përqind të të gjithë atyre që votuan për përfaqësimin e interesave të partive të djathta; vetëm 12.50 përqind e votuesve të shqiptarja.com shpresojnë ende te PD dhe vetëm 0.78 përqind kanë dhënë votën e tyre për Partinë Republikane.

Dje në mesditë, kur kryetari i përkohshëm i kësaj partie, deputeti Gazmend Oketa shpalli programin dhe platformën, në sallë kishte me dhjetëra njerëz, ndërsa shumë të tjerë kishin mbetur korridorit por edhe jashtë, ku e dëgjonin konferencën për shtyp nëpërmjet autoporlantëve.
Apeli
Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj është një prej mbështetësve kryesorë të partisë Fryma e re Demokratike, por që ditën e djeshme ka pranuar të jetë në sallën e mbushur me dëgjues të konferencës dhe programit për shtyp, por jo në panelin kryesor të drejtuesve të saj.

"Duke njohur personalitetin e Oketës, Biberajt dhe disa anëtarëve të tjerë të këtij grupi nismëtar, më lind shpresa se FRD do ta nxjerrë të djathtën nga atrofia politike ku dergjet sot", ka qënë deklarata e djeshme e Mustafaj për gazetën "Shqiptarja.com", vetëm pak kohë pas deklarimit zyrtar të kësaj partie nga ana e kryetarit të grupit nismëtar të saj, Gazmend Oketa. Më tej Mustafaj nuk ka munguar të japë vlerësimet e tija për boshllëkun që kjo parti po mbush në spektrin e djathtë, si një parti që gjeneron ide. "Unë besoj vërtetë se kjo forcë politike po lind si një nevojë historike që ka Shqipëria për një të djathtë që gjeneron ide të një politike të shëndetshme për demokracinë dhe shtetin ligjor", ëhstë shprehur dje Mustafaj, duke qëndruar sërish në idenë e tij të kahershme se qendra e djathtë është bosh, dhe duke nënkuptuar se PD nuk është më përfaqësuese e këtij spektri politik. Ndërkohë që nuk ka qënë në panelin drejtues të kësaj partie të re, Mustafaj ka qëndruar në linjën e tij koherente për të qënë një mbështetës pa rezerva ndaj saj, por pa qënë në linjën drejtuese të FRD. Mustafaj ka qënë një ndër kritikët më të fortë të kryeministrit Berisha dhe ekipit drejtues të PD, për shkak të mbylljes së partisë dhe rrëzimit të mendimit ndryshe në PD për vite e vite me radhë.

Organizimi
Një tjetër emër i përfolur për të qenë në radhët e kësaj partie, por që nuk ishte në panelin drejtues, ishte Mirela Bogdani, e cila në fakt, për shumë kohë, ka kontribuar në radhët e republikanëve, edhe në forumin e gruas së kësaj partie. Bogdani është parë të ketë ardhur në selinë e partisë së re duke qëndruar me një grup mbështetësish të kësaj partie, por dhe miq të saj në koridorin e selisë së FRD e në momentin kur është bërë shpallja e partisë së re nga Gazmend Oketa është larguar nga selia e partisë. Ende mbetet mister nëse kanë qënë arësyet personale të saj apo një largim i tillë i papritur dhe i paparalajmëruar kishte të bënte direkt me organizimin e këtij evenimenti shumë të rëndësishëm për një parti politike. "Përshëdes çdo lloj partie të re progresiste që ka ideale e synim për zhvillimin e një demokracie të mirëfilltë në vend, për mbylljen e këtij tranzitcioni të tejzgjatur dhe sfilitës për Shqipërinë", ka deklaruar për gazetën "shqiptarja.com" znj. Mirela Bogdani. Ndërkohë që vetë një ndër anëtarët kryesore të grupit drejtues nismëtar, Biberaj është shprehur se "aty kanë qënë shumë njerëz dhe pjesë të grupit nismëtar, por ka pasur mungesë të theksuar vendesh, kishte dyndje të madhe dhe s'arritën dot të ishin në radhët e para. Kishte dyndje jashtë parashikimeve e kishte nga ata që erdhën me vonesë". Por përtej këtyre shpjegimeve, mësohet se ka pasur ndoshta mungesë dakortësie në lidhje me mënyrën e organizimit të këtij evenimenti shumë të rëndësishëm, i cili kishte muaj e muaj që po përgatitej dhe nuk ka pasur ngutje deri më tani për këtë punë. Me sa duket mosdhënia e rëndësisë për disa elementë të rëndësishëm të kësaj partie të re që kanë kontribuar në organizimin, hartimin e programit dhe statutit të partisë por dhe kanë mbajtur peshën e goditjeve gjatë tërë kohës, ka sjellë dhe rezervat e para në grupin drejtues nismëtar të FRD, çka është shoqëruar dhe me bojkot të pjesmarrjes në aktin e themelimit të saj, një ndër evenimentet më të rëndësishme për një parti politike, që prezantimin e ditës së parë të saj e ka elementin më të rëndësisëm, pasi paneli themelues është fytyra drejtuese e saj.

GRUPI NISMETAR I FRD

Gazmend Oketa
Aleksander Biberaj
Besnik Mustafaj
Edlira Gjoni
Blerina Merko
Andi Seferi
Sajmir Shehri
Edmond Dragoti
Sali Shehu
Ramiz Balla
Alfred Çako
Stavri Ristani

Mungonin
Aleksander Meksi
Mirela Bogdani
Eduard Selami

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë