Partia e re e Topit: Ja variantet për emrin

Deri më tani kanë qenë enigmatike lëvizjet e drejtuesve të Partisë së re të Topit, madje nuk kanë dhënë asnjë detaj zyrtar se si do të jetë emri i partisë së re që pritet të dalë së shpejti në fund të këtij muaji. Shpjegimi i dhënë nga ana e grupit nismëtar ka qënë se i frikësohen përvetësimit nga ndonjë lëvizje apo e ndonjë partie fantazmë e emrit të partisë, sikurse ndodhi kohë më parë. Ku u shprehen se pasi e dekonspiroi një gazetë emrin e partisë së re, një lëvizje e krijuar asokohe e përvetësoi pjesën kryesore të siglës, duke e futur sërish grupin nismëtar në një qerthull diskutimi dhe debati. Megjithatë mësohet se deri më tani janë në qarkullim tre variante emrash për partinë e re, ku me sa duket idealet e parealizuara të dhjetorit, por dhe demokracia do jenë brenda siglës së saj, që mendohet të jetë Partia e Idealeve Demokratike ose Fryma e Re Demokratike. Emër që mund të ndryshojë në momentet e fundit, pasi janë sërish në diskutime për të gjetur një emër të përshtatshëm. Ndërkohë që selia e partisë më të re ku mendohet se do jetë kryetar presidenti aktual i vendit Bamir Topi, por më parë ish-deputeti i PD-së Gazmend Oketa, është kthyer tashmë në vendin më të frekuentuar të Tiranës. E vendosur pak metra larg selisë së PD, përballë parlamentit shqiptar, duket sikur i bën karshillëk partisë së parë opozitare, PD e cila sipas themeluesve nuk e realizoi idealin e dhjetorit. Pikërisht në këto ambjente në fundmuaj do të marrë jetë partia më e re politike, e cila mendohet të zërë një vend të rëndësishëm në spektrin e djathtë politik shqiptar.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje