Partia e Topit, Basha: Skenar pa baza

Partia e Topit, Basha: Skenar pa baza
TIRANË – Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dekalroi se e sheh si skenar hipotetik krijimin e një partie të re brenda së djathtës, nga presidenti aktual Bamir Topi. Në një intervistë për tv Ora News, Basha nuk ka deklaruar se deputeti Gazmend Oketa përpara se të largohej nga PD, duhet t’i ngrinte në forume, problemet që sipas tij kishte vënë re në këtë parti.
“Nuk merrem me parashikime politike e nuk kam luksin të hamendësoj për skenarë të tillë. nëse ekzistojnë apo jo. Fokusi im është tek qytetarët e Tiranës. Nuk shoh vend për paragjykim të askujt. Çdokush ka mundësinë të thotë hapur mendimin e tij. Kjo është ë bukura e PD, si partia e parë e pluralizimit politik. Duke mos projektuar mbi hamendësime, por duke parë realisht atë që ndodh të kuptojmë sa më shumë të vërtetën”, tha Basha.

Mes të tjerash, Basha, disa herë ministër në kabinetin qeveritar ka mohuar se të qënit qytetari i parë i Tiranës, i jep atij kredite më të mëdha politike në partinë ku bën pjesë prej vitesh.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan