Partia e Topit, Biberaj:
Gati strukturat e partisë

Partia e Topit, Biberaj: <br />Gati strukturat e partisë
TIRANE- Një ndër iniciatorët e krijimit të partisë së re të spektrit të djathtë politik, e emërtuar tashmë si partia e Bamir Topit deri në formatimit e emrit të saj zyrtar, ish-zv.presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandër Biberaj është shprehur se tashmë përgatitja e programit, platformës politike dhe ngritja e strukturave ka përfunduar. Për të, gjithçka është gati për të startuar në fundshkurt ose fillimmars me partinë e re, e cila shihet si një emergjencë në këtë situatë të vështirë për koalicionin e djathtë qeverisës. "Ne po punojmë fort për partinë e re, në mënyrë që momenti i themelimit të saj të na gjejë të konsoliduar në të gjithë vendin, me struktura të gatshme në çdo rreth dhe cep të republikës, gjë e cila tashmë është arritur", ka qënë deklarata e njërit prej iniciatorëve të kësaj partie, Aleksandër Biberaj. I cili nuk ka munguar të japë dhe detaje në lidhje me këtë përgatitje të fortë në terren të partisë, duke plotësuar madje dhe vakuumet ku PD dhe të djathtët kanë lënë në këto vite të qeverisjes qëndrore, ku tërë vëmendja ka qënë e përqëndruar te pushteti dhe ku strukturat e partisë janë lënë pas dore, pikërisht ato struktura që dominohen nga njerëzit e thjeshtë dhe idealistët. Njëherësh Biberaj bën të ditur se tashmë po intensifikohet puna për ngritjen dhe të strukturave të rinisë së kësaj partie por dhe të forumit të grave. "Jemi duke përfunduar procesin e ngritjes së strukturave të rinisë që do të jenë gati për të fuqizuar këtë parti. Kemi zhvilluar takime nëpër universitete në të gjithë vendin dhe ka qënë tepër i madh interesimi dhe bashkimi me projektin tonë politik, duke garantuar një mbështetje të jashtëzakonshme në tërë vendin", është shprehur Biberaj. I cili nuk ka munguar të bëjë me dije se ka filluar dhe ngritja e strukturave të grave, një forcë shumë e madhe lëvizëse në shoqërinë shqiptare. Nga ana tjetër nismëtari i krijimit të partisë së re të Topit ka mohuar faktin se krijimi i kësaj partie politike të spektrit të djathtë politik do të bëhet në një nga datat e rëndësishme të cilat përkujton partia e parë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike. Biberaj ka nënvizuar se partia e re do të ketë simbolet e veta, duke i dhënë fund në këtë mënyrë hamendjeve se kjo parti do të shpallë si datë themelimi 20 shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit të dikatorit komunist Enver Hoxha. Ai e sheh krijimin e partisë si një nevojë në këtë situatë të vështirë ku e djathta është spostuar majtas dhe vendi është në krizë. "Tashmë është një nevojë dalja në skenën politike e një partie të re, për shkak se e djathta është në krizë", tha Biberaj. Për të cilin ky vend bosh në qendrën e djathtë të spektrit politik duhet të zihet menjëherë, duke nënkuptuar se pas koalicionit me LSI-në e majtë, PD nuk përfaqëson më të djathtën.
Por, që në momentin e bërjes publik të faktit se mbështetësit e Topit do të krijojnë një parti politike të spektrit të djathtë, Presidenti aktual por dhe mbështetësit e tij janë vënë në qendër të goditjeve politike të mazhorancës dhe veçanërisht të kreut të qeverisë Sali Berisha. Madje kryeministri nuk ka lënë podium apo ekran televiziv pa sulmuar Topin se e ka kthyer Presidencën, nga një institucion i pavarur dhe mbi palët, në një seli partie. Njëherësh, paralel me këto akuza për deformimin e qëllimit të Presidencës nga ana e Topit, kreu i qeverisë Berisha nuk ka munguar të deklarojë se kreu aktual i shtetit nuk do të jetë kandidaturë për një mandat të dytë i propozuar nga kjo mazhorancë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset