Partia e Topit, Biberaj:
Priten lëvizje të tjera nga PD

Partia e Topit, Biberaj:<br />Priten lëvizje të tjera nga PD
TIRANE- Pak ditë pas largimit të Gazmend Oketes nga PD, themeluesit e partisë së re të Topit ftojnë edhe deputetë të tjerë demokratë për t'iu bashkangjitur kësaj partie të re të djathtë që është në themelim. Aleksander Biberaj një prej figurave kryesore të kësaj partie që pritet të zyrtarizohet në muajin mars, përshëndet largimin e Oketës nga PD, duke paralajmëruar lëvizje të reja në grupin parlamentar demokrat. "Unë shpresoj dhe besoj që akoma ka në PD, flas në lidershipin e saj dhe në grupin parlamentar, intelektualë dhe qytetarë me dinjitet, të cilët s'mund të jenë akoma fasadë e një qeverisjeje totalisht të korruptuar, totalisht të amortizuar e antishqiptare. Kështu që do përfitoja nga rasti për t'u bërë thirrje këtyre deputetëve që kanë treguar intelektualizëm e integritet që të mos mbështesin më këtë model qeverisjeje", deklaroi Biberaj. Ai del kundër zërave se kjo parti do përçaje të djathtën duke rritur mundësitë e ardhjes në pushtet të së majtës. Sipas tij programi i partisë do synojë të përfaqësoje interesat e qytetarëve të pakënaqur. "Ne vijmë nga dhjetori '90, kemi pasur kohë në këto 20 vite për të treguar se çfarë përfaqësojmë. Për ne interesi i Shqipërisë e shqiptarëve është më i rëndësishëm se interesi i çdo qeverie. Në qoftëse flasim në rrafshin filozofik apo politik, Shqipëria s'ka një qeverisje të djathtë por ka një amalgamë të mbetjeve, llumit të sistemit të kaluar, të përzier me ish komunistë, të përzier me ish-bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit e sigurisht me elementë mafiozë që kanë ardhur nga tranzicioni 20 vjeçar", tha Biberaj. Edhe pse zyrtarizimi i partisë së re do ndodhë brenda pak javësh ende s'dihet emri që kjo forcë politike do mbajë apo kush do ta drejtojë në muajt e parë. Deri më tani në radhët e kësaj partie janë rreshtuar njerëz të larguar nga PD, si Oketa, Biberaj, apo Sali Shehu ndërkohë që mësohet se s'do të përfshihen figura të konsumuara në 20 vite tranzicion duke u përqëndruar më së shumti të figura të reja në politikë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë