Partia “Forca Rinia”, nis hartimin
programi "Shqipëria me të rinjtë

Partia “Forca Rinia”, nis hartimin<br />programi
“Forca Rinia” një nga subjektet politike më të reja që ka arritur të marrë përfaqësim në këshillat lokal, nisi këtë të shtunën turin e saj që pritet të shtrihet në të gjithë vendin, me qëllim hartimin e programit të saj politik të quajtur “Shqipëria me të rinjtë”

Gjatë një takimi, kreu i Partisë 'Forca Rinia', Dritan Broka shkëmbeu ide me qyetarë dhe të rinj, për këtë qëllim. Sipas tij programi i “Forca Rinia” do të krijohet pikërsht nga vetë të rinjtë. 

"Për herë të parë mund të themi se vetë rinia po realizon nëj program vetëm për të rinjt të mirfitlltë politik. Është shtëpia e të gjithë të rinjve e atyre që vetë punojnë vetë realizojnë qëllimet e tyre por dhe së fundmi vetë të rinjt përfaqësojnë të rinjt"-tha Broka

Me një fyrmë politike krejt të re, përfaqësuesit e “Forca Rinia” do të udhëtojnë në të gjithë Shqipërinë për të takuar qytetarët e për të dëgjuar shqetësimet e propozimet e tyre.
Forca Rinia, pritet të organizojë kuvendin e përgjithshëm të saj me 27 prill, ndërsa një muaj më vonë pritet të organizojë edhe kongresin.
 
Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja