TIRANE - Kryetari i Partisë “Lëvizja Shqipëria e Re” Edmond Vlashaj ka mbledhur 140 kandidatë të kësaj partie si dhe aktivistë e simpatizantë të saj. Vlashaj tha gjatë takimit se ka ardhur koha që administrata të mos funksionojë më si fizarmonikë që zgjatet e tejzgjatet pa fund. Ai u shpreh se për të ndërtuar një shtet të drejtë, duhen mbyllur të gjithë rubinetët e korrupsionit.
 
Partia “Lëvizja Shqipëria e Re” e ka shtrirë rrjetin e saj të mbështetësve dhe aktivistëve në të gjithë Shqipërisë me anë të takimeve derë më derë. Kandidatët për deputetë të kësaj partie, janë çdo ditë në kontakt me qytetarët, për të përcjellë tek ata projektin e Shqipërisë së Re, projekt që synon ndërtimin e shtetit të parë modern shqiptar. Gjatë takimeve z. Vlashaj ka bërë thirrje që shqiptarët të votojnë numrin 56, e cila është votë për Shqipërinë e Re të pas 23 qershorit.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)