Partia pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik ka iniciuar tërheqjen e njohjes së Kosovës.
Deklarata për anulimin e vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës, miratimin e të cilit e ka paralajmëruar Komuna e Zetës në Mal të Zi, nuk do të ketë efekt juridik dhe as nuk mund të jetë akt ligjërisht i detyrueshëm.
Përkatësisht, Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, i cili ka pushtet absolut në Zetë, komuna më e re në Mal të Zi, ka marrë vendim për miratimin e Deklaratës me të cilën, siç kanë thënë, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të vlejë në atë territor.
Komuna e Zetës, e cila ndodhet në rrethinën më pak të banuar të kryeqytetit Podgoricë, do ta shprehë opinionin e saj për këtë dokument në seancën që do të mbahet në fund të muajit maj.
Pavarësia e Kosovës u njoh nga Qeveria e Malit të Zi në vitin 2008, kur në pushtet ishte Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviqit, e cila në gusht 2020 humbi zgjedhjet përballë Frontit Demokratik pro-serb dhe prorus, demokratëve dhe lëvizjes URA.
Së fundmi Gjukanoviç ka pësuar disfatë edhe në zgjedhjet presidenciale dhe zyrtarisht më 24 maj duhet t'ia dorëzojë atë post presidentit të sapozgjedhur Jakov Milatoviq, i cili deklaroi se nuk do të ketë tërheqje të njohjeve të Kosovës.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
78.1%
-
Jo
16.6%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2484
Lajme të tjera
-
Tensione në Preshevë/ Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria dhe OSBE
3 Tetor, 16:32
-
Udhëhoqi sulmin terrorist në veri të Kosovës, arrestohet në Serbi Milan Radoiçiç
3 Tetor, 14:40
-
Vrasja e policit në Kosovë, Haziri në Report Tv: E panevojshme të zëvendësohet policia e Kosovës me KFOR-in në veri! Serbia duhet ndëshkuar, të merren masa drastike
3 Tetor, 13:25
-
‘Jam në pozicion të vështirë për shkak të ekzekutimit të dobët të planit nga Radoiçiç’, ambasadori i Kosovës në SHBA ironizon intervistën e Vuçiçit në CNN
3 Tetor, 10:39
-
Grabiti banesën e ministres në Kosovë, arrestohet një 33-vjeçare
3 Tetor, 09:31
-
PE sot debat të jashtëzakonshëm për sulmin në Kosovë, Kurti: Presim ndëshkimin e Serbisë! KFOR shton forcat në veri
3 Tetor, 08:46
-
Vrasja e policit në Kosovë, Vuçiç: Duam praninë më të madhe të KFOR-it në veri të Kosovës! Luftë në Kosovë? S'duam përplasje me NATO-n
2 Tetor, 20:06
-
Albin Kurti intervistë për mediat boshnjake: Beogradi e kuptoi se terroristët s'kanë shanse me policinë tonë
2 Tetor, 19:11
-
Sulmi në Veri, Agalliu: Shqipëria të jetë në koherencë të plotë me Kosovën! Përjashtimi i 11 deputetëve? Ata kanë ikur te Rithemelimi
2 Tetor, 17:41
-
Ushtria e Serbisë mohon se planifikoi aneksimin e veriut të Kosovës
2 Tetor, 13:11
-
Sulmi në veri/ DASH: S'e kemi verifikuar ende nëse ushtria serbe u tërhoq nga kufiri! PE pritet të miratojë rezolutë për raportet Kosovë-Serbi
2 Tetor, 10:28
-
Grabitet banesa e ministres në Kosovë! Hajdari përballet me autorin, i riu largohet bashkë me sendet me vlerë
2 Tetor, 09:45
Duke degjuar pergjigjen e meket te qeverise malazeze ndaj kesaj deklarate mu kujtua filmi /Gentleman'a agreement/ ku flitet per ekspozimin e demaskimin e antisemitizmit.Ne nje fragment te tij,nje nga personazhet tregonte se sa keq ishte ndjere kur nje person ne nje darke kishte bere nje shaka banale per hebrejte,megjithate bashkebiseduesi e pyeti se si kishte reaguar dhe personazhi i filmit thote qe edhe pse nuk i kishte pelqyer,nuk kishte thene asgje,po keshtu askush tjeter qe kishte qene i pranishem ne ate darke.Bashkebiseduesi ne film i thote perafersisht se fillohet me kete mosreagim ndaj nje shakaje e kalohet me tej ne gjera me te renda.Po keshtu dhe me qeverine malazeze,kjoeshte deklarate e rende dhe qeveria malazeze nuk duhej te mjaftohej thjesht me nje pergjigje te dobet se nuk ka fuqi ligjore.Ajo duhej t'a denonte me ze te larte e me force kete propozim e kete deklarate.
Përgjigju