Partia Republikane e Tiranës me
kryetar të ri, zgjidhet Blendi Sulaj

Blendi Sulaj do të drejtojë degën e Partisë Republikane të Tiranës.

Zgjedhja e tij në krye të kësaj dege është bërë në punimet e konferencës së kësaj dege ku ishin të pranishëm edhe drejtues të tjerë të kësaj partie, si dhe dhjetra anëtarë e simpatizantë dhe kryetari i kësaj partie Fatmir Mehdiu.

Mediu në këtë konferencë ka folur edhe në lidhje me situatën shoqërore dhe ekonomike, të cilën po kalon vendi, që pas ardhjes në pushtet të koalicionit Rama-Meta.

Mediu u ndal edhe në reformat që janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga kriza institucionale, që e ka e futur kjo qeveri, duke u ndalur kryesisht te reforma në drejtësi, por duke i dhënë me shume prioritet reformës zgjedhore.
 
Po ashtu në këtë konferencë u zgjodh kryetari i Forumit Rinor te Partise Republikane. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur