Partitë opozitare në Kosovë
paralajmërojnë protesta të premten

Partitë opozitare në Kosovë<br />paralajmërojnë protesta të premten
Partitë opozitare në Kosovë kanë paralajmëruar se ditën e premte, kur është caktuar edhe dita për zgjedhjen në Kuvendin e Kosovës të Presidentit të ri të vendit, Hashim Thaçit, do të bëjë protesta masive në Prishtinë.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, liderët e opozitës nga sheshi kryesor në Prishtinë, kanë bërë thirrje që të protestohet.

Visar Ymeri ka thënë se është marrë një vendim skandaloz, duke iu referuar thirrjes së seancës të premtën.

Duke pasur parasysh situatën në Kosovë, Kryesia ka marrë një vendim skandaloz. Ne si opozitë do të organizojmë protesta për ta kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit President”, ka thënë Ymeri.

Ndërkohë, lideri i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës.

Ftojmë të gjithë që të premten, të bashkoheni të gjithë në mënyrë që sovrani ta thotë fjalën jo, për një President i cili nuk mund të jetë legjitim”, ka thënë Haradinaj.

Fatmir Limaj nga NISMA, ka bërë thirrje për protestë, ndëkrohë që qeveritarët po kërcënojnë opozitën.

Në vend së të thërrasin për zgjidhje ata përdorin deklarata kërcënuese”, ka thënë Limaj.
 
Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Kosovës u përfshi sërish nga trazirat, ku nënkryetarja e Kuvendit hodhi gaz lotjsellës, ndërkohë që partitë në pushtet vendosën ditën e premte si ditën e votimit të Presidentit të ri.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin