Partitë politike, ende nuk kanë bërë ndarjen e deputetëve të tyre në komisionet parlamentare dhe aq më tepër të propozojnë emrat për kryetar komisionesh.

Gjithsej janë 8 komisione parlamentare, nga të cilët 3 prej tyre kanë qenë drejtuar nga Partia Socialiste, në kohën kur ajo ishte për tetë vite në opozitë. Ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur ndarja e re e komisioneve mes partive, duke marrë parasysh këtu që edhe LSI si forca e tretë më e madhe në Parlament lidhur me numrin e mandateve të deputetëve, pritet që të marrë drejtimin e një komisioni parlamentar.

Lidhur me ndarjen pritet edhe një konferencë e drejtuesit të institucionit ligjvënës, Ilir Metës. Në të njëjtën kohë pritet që të paraqitet edhe kalendari i punimeve të Kuvendit, kjo pas ndarjes së deputetëve në komisionet parlamentare.  

Shkrimi u publikua sot (18.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)