Partitë shqiptare të përçara në
zgjedhje,Ahmeti:BDI do të fitojë 

Partitë shqiptare të përçara në<br />zgjedhje,Ahmeti:BDI do të fitojë <br>
Partitë shqiptare në Maqedoni edhe sot shkojnë në votime të përcarë. Prej kohësh partitë shqiptare duket se nuk po e gjejnë unitetin dhe gjuhën e bashkëpunimit mes tyre. Megjithatë për të gjitha subjektet politike shqiptare keto zgjedhje shihen si një test I ri ndërsa analistët politikë vlerësojnë se eshte i domosdoshem uniteti mes partive politike shqiptare, pasi kjo do të jetë në të mirë të komunitetit shqiptar.

Ashtu si edhe në zgjedhjet parlamentare të 2016-ës në Maqedoni, edhe këtë herë, zgjedhjet lokale në vendin fqinj po zhvillohen në një klimë përcarjeje ndërmjet partive shqiptare. Për partitë politike shqiptare, këto zgjedhje shihen si një test i ri. Në zgjedhjet e sotme dy Aleanca për Shqiptarët kërkojnë votën e qytetarëve.

Njëra si parti Aleanca për Shqiptarët nën udhëheqjen e Zijadin Selës, ndërsa tjetra si koalicion parazgjedhor për zgjedhje lokale, por gjithashtu e quajtur Aleanca për Shqiptarët (Uniteti, RDK). Palët e konfliktit akuzojnë njëra tjetrën për interesa personale. Nga partia Aleanca për Shqiptarët akuzojnë RDK-në dhe Unitetin për përçarje të votës shqiptare.

“Është një tendencë jo njerëzore e dy personave që përfaqësojnë dy subjekte të ashtuquajtura politike, të ndihmuara nga shumë subjekte dhe organe tjera. Tentativa kryesore është që të përçahet vota e shqiptarëve, të krijohet konfuzion dhe amulli me qëllim që të ndalet përqafimi që shqiptarët i bëjnë Aleancës për Shqiptarët. Realisht ky nuk është sulm ndaj Aleancës për Shqiptarët por është sulm ndaj shqiptarëve",- deklaroi më herët Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët. PDSH në zgjedhjet lokale të 15 tetorit do të garojë në 25 komuna. Edhe gjatë fushatës elektorale situate ka qenë disi e tensionuar ndërmjet krerëve politikë të partive shqiptare.

Gjatë ndalesave të tij , kryetari i Aleancës për Shqiptarët njëherësh edhe kandidat për mandatin e dytë për Strugën, Ziadin Sela, i bëri thirrje kandidatit të BDI-së, Ramiz Merko, që të tërhiqej nga garat. Madje ai përmendi edhe për sulmin e 27 prillit në Kuvend, dhe tha se ashtu siç kishin tentuar ta eliminonin fizikisht atë natë, kanë tentuar që edhe politikisht ta eliminonin nga Aleanca për Shqiptarët, për shkak se sipas tij, kjo parti mbron të drejtat e shqiptarëve.

Edhe kreu i BDI Ali Ahmeti ka deklaruar se shqiptarët janë të përcarë, por pavarësisht kësaj ai është I bindur se partia e tij do të fitojë shumicën e komunave shqiptare. Analistët besojnë se politika shqiptare në Maqedoni duhet të jetë më e bashkuar se kurrë në një kohë që përcarja e shqiptarëve ka arritur kulmin, pasi uniteti mes tyre do të jetë në të mirë të mbarë komunitetit shqiptar që jeton atje. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kaskadori Di Jashari, Gaz Muça dhe djemtë e Rrugës Bardhyl! Esencë-Report Tv

Kaskadori Di Jashari, Gaz Muça dhe djemtë e Rrugës Bardhyl! Esencë-Report Tv