Partite e vogla dhe korrektimi kombeta

 Çfarë përfitojnë të vegjlit nga korrektimi?
Partitë e vogla parlamentare kanë qënë të penalizuara nga sistemi aktual. Pasi nëse për shkak të luhatjes së pragut rajonal nuk arrinin të merrnin një deputet, votat e tyre kalonin në favor të dy partive të mëdha brenda koalicionit. Tani ata barazojnë votat e marra nga votuesit shqiptarë me mandatet e deputetëve.

Si bëhet përllogaritja e mandateve dhe bashkimi i votave?
Përcaktohet nga komisioni i reformës zgjedhore formula e korrektimit kombëtar. Pas kësaj, të gjitha votat nëpër qarqe, bie fjala në Tiranë, nëse mbetet për 1 mijë vota një mandat pa marrë, këto vota bashkohen me ato të Durrësit, për të plotësuar një mandat deputeti. E kështu me radhë, sipas peshës politike.

 Kush përfiton?
Kryesisht përfitojnë ato që quhen parti të vogla por dhe partitë e reja politike. Të cilat me sistemin që është i pa përmirësuar mund të ishin "viktima" të rajonalit, i cili sjell një luhatje pragu elektoral sipas qarqeve deri në 20 përqind. Korrektimi kombëtar i mbledh të gjitha votat për partinë e caktuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi