Partitë e vogla jo parlamentare:
Komisionet zgjedhore jo politike

Partitë e vogla jo parlamentare:<br />Komisionet zgjedhore jo politike
TIRANE - Zgjedhjet e ardhshme nuk duhet te administrohen më nga komisionerët partiakë. Ky është qëndrimi i partive të vogla jashtëparlamentare të cilat do t’i drejtohen me një rekomandim brenda kësaj jave komisionit parlamentar për reformën zgjedhore.
 
Duke folur në emisionin “Rreze Dielli” kryetari i PSM Gjergj Koja tha se ky ishte qëndrimi i unifikuar i këtyre partive ndërsa shtoi se pa këtë ndryshim thelbësor zgjedhjet do të ishin sërish një maskaradë politike. Duhet theksuar se deri tani nga tre partitë kryesor PS, PD dhe LSI vetëm kryetari i PS Edi Rama ka hedhur më parë një propozim të tillë për administrim jo politik të procesit zgjedhor.

"Në radhë të parë propozimi i këtyre partive politike që këtë javë do të dalin me dokumentin final është pikërisht depolitizimi dhe departizimi i komisionerëve që do të menaxhojnë dhe administrojnë procesin zgjedhor. Së dyti është dhe mundësia e aplikimit të numërimit elektronik të votave. Në të kundërt apo në pamundësi të kësaj komisionerët që do të numërojnë votat të jenë pra ata që do të menaxhojnë të gjithë procesin zgjedhor por edhe numërimin e votave të jenë të depolitizuar e të departizuar dhe padyshim që risia është deklarata e parë e kryeministrit dhe të kryetarit të mazhorancës për këtë çështje. Për mua madje ishte dhe e çuditshme, nuk e prisja nga kryetari i mazhorancës por realisht është pozitive sepse do të thoja që do të çtensionojë përfundimisht zgjedhjet dhe ndoshta për herë të parë shqiptarët do të marrin vesh se sa vlen një parti politike në raport me elektoratin që ka dhe në raport me tregun politik në Shqipëri", tha ai.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois