Partitë e vogla politike i janë drejtuar me një kërkesë kryetarit të Kuvendit, krerëve të politikës dhe ambasadorëve të akredituar në Tiranë me pretendimet e tyre për reformën zgjedhore.

Drejtuesit e 44 partive të vogla, të cilat përfaqësojmë një mbështetje rreth 30% të votuesve shqiptarë në kërkesën e tyre parashtrojnë që sistemi zgjedhor proporcional rajonal duhet të shoqërohet me korrektimin kombëtar duke vlerësuar të gjitha votat e shqiptarëve për çdo subjekt politik.
reforma zgjedhore
Administrimi i procesit zgjedhor në të gjitha nivelet duhet të bëhet nga komisione jo partiakë në të gjitha fazat. Përdorimi i teknologjisë për të realizuar votimin dhe numërimin e votave do të ishte një garanci për zgjedhje me standarde.

Të garantohet mbulimi mediatik i fushatës në Televizionet Kombëtare në mënyrë të barabartë për të gjitha partitë politike në garë. Po ashtu partitë e vogla kërkojnë të krijohen kushtet ligjore dhe ndërmerren masat organizative që, në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të marrin pjesë edhe shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)