Partitë Popullore Europiane: Jo bashkëpunimit me sovranistët

Dy partitë e mëdha tradicionale europiane janë zvogëluar ndjeshëm pas votimeve për Parlamentin Europian dhe nuk kanë më kontrollin e aulës.Projektimi i fundit i jep Popullorëve 180 vende kurse socialistëve 146, duke humbur rreth 40 vende secila. Megjithatë, një koalicion i madh me Liberalët dhe të Gjelbrit është i mundur.

Manfred Weber vazhdon ta konsiderojë veten të preferuar në garën për presidencën e Komisionit Evropian, por detyra e tij për të krijuar nje grupim shumice, është bërë më e vështirë nga ndarjet e brendshme brenda vet popullorëve. Udhëheqësit e Partisë Popullore Evropiane i kanë bërë thirrje të gjitha partive të moderuara për të formuar një shumicë alternative përkundrejt sovranistëve.

"Jemi gati për të dialoguar me grupimet të ndryshme si Social Demokratët, Liberalët, të Gjelbrit dhe përfaqësuesit e grupit tonë për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm” - u shpreh Weber në një konferencë për shtyp pas daljes së rezultateve të para bindëse të zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

"Ne, Partia Popullore Evropiane, mbrojmë stabilitetin - tha Weber - Kjo do të thotë që ne nuk do të bashkëpunojmë me të djathtën ekstreme apo ekstremistët e majtë që e mohojnë Evropën dhe nuk e mbështesin këtë projekt të Parlamentit Europian”.
Sfidantja kryesore e Weberit mund të jetë danezja Margrethe Vestager, e cila kërkon së bashku me socialistët një ndryshim në kreun e Parlamentit për t'i dhënë fund monopolit të Partive Popullore./Përgatiti Ilir Çuçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Politikani serb paralajmëron ikjen e Vuçiçit nga Serbia: Do të veprojë si Assadi

Politikani serb paralajmëron ikjen e Vuçiçit nga Serbia: Do të veprojë si Assadi