Partizani bën 'blerjen' e madhe
firmos me ish-drejtorin e Juventusit

Partizani bën 'blerjen' e madhe<br />firmos me ish-drejtorin e Juventusit
Ekipi i Partizanit ka një lajm të mirë për të gjithë tifozët para derbit me Tiranën.
 
Klubi i kuq ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit me Luciano Moggi-n, ish drejtues i klubit të Juventusit.
 
Konsulenca e Moggi te Partizani do të jetë prezente për 3 vitet e ardhshme dhe do të konsistojë në një bashkëpunim në të gjitha fushat, specifikisht të atyre teknike, organizative dhe marketing.
 
Ish-drejtori i sportiv i Juventusit, i larguar pas skandalit të trukimeve në 2006 do të jetë në rolin e këshilltarit të presidentit të Partizanit, Gaz Demi.
 
Nëpërmjet kësaj marrëveshje, falë eksperiencës dhe aftësive që Moggi zotëron, do ti mundësojë klubit ngritjen në nivele të larta suksesi jo vetëm në Shqipëri por edhe në arenën ndërkombëtare.

Luciano Moggi
Luciano Moggi pas firmosjes se kontrates se bashkepunimit me klubin e Partizanit

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)