Partizani, Bylykbashi: Fitojmë me
Skënderbeun, kemi 3 rivalë për titull

Partizani, Bylykbashi: Fitojmë me<br />Skënderbeun, kemi 3 rivalë për titull
Fantazisti i ekipit të Partizanit, Dorian Bylykbashi në një konferencë shtypi ka folur për ambientimin në ekipin e kuq pas rikthimit, objektivat sezonale dhe padyshim vendin në formacion.
“Jam i kënaqur që jam rikthyer te Partizani me gola. Dëshira dhe synimi im është të realizoj dhe të kontribuoj maksimalisht për skuadrën. Motivimi im është ti mbyll gojën skeptikëve, të cilët e shihnin me pesimizëm ardhjen time te Partizani. Deri në momentin që do me mbajnë gjunjët ju siguroj që do jap maksimumin tim në çdo ndeshje. Fitorja ndaj Laçit na karikon për sfidën e radhës në kampionat” deklaroi ai.
 
Në vazhdim, mesfushori u ndal te ndeshja me ekipin e Skënderbeut që do të zhvillohet ditën e hënë në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Sfida është decizive dhe për elbasanasin meriton vëmendjen maksimale.
“Të Hënën na pret një ndeshje shumë e rëndësishme por jo vendimtare në luftën për titull. Përballë do të vihen dy ekipe që luftojnë për titullin kampion dhe parashikon një ndeshje të luftuar nga të dyja palët. Me 99% në Durrës fitojmë ne. Nuk ka rëndësi nëse luaj unë apo kapiteni Nexhipi. Të gjithë do jemi të gatshëm të japim maksimumin tonë në këtë përballje që do të jetë edhe supersfida e javës së 21 e Kategorisë Superiore”.
 
Përsa i përket ekipeve që janë pretendente për titullin kampion, Bylykbashi thotë se “Rivalë për ne janë të tre ekipet Kukësi, Tirana dhe Skënderbeu ku sëbashku me ne do luftojnë deri në fund për titullin. Ndeshjet janë të gjitha të vështira dhe nuk duhet neglizhuar asnje ekip, sidoqoftë pozicioni në tabelën e renditjes. Ju garantoj se deri në fund Partizani do luftoj për fitimin e titullit dhe shpresoj që do t’ia dalim”përfundon lojtari.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra