Partizani,Duro: Objektiv titulli, fillon
nga Laçi, pres reagimin e blerjeve

Partizani,Duro: Objektiv titulli, fillon<br />nga Laçi, pres reagimin e blerjeve
Në prag të ndeshjes me ekipin e Laçit, trajneri i ekipit të Partizanit, Shpëtim Duro ka theksuar se objektivi i edicionit për titullin kampion fillon nga ndeshja me ekipin bardhezi. “Kemi zhvilluar një fazë përgatitore mjaft intensive dhe pozititve.  Kontigjenti i lojtarëve është i plotë duke mos pasur probleme dëmtimi . Rezultatet pozitive në miqësoret e luajtura janë shenjë e mirë ku e gjithë skuadra ka qenë e impenjuar maksimalisht.

Deri në këto momente ekipi është gati për sfidën e të dielës ndaj Laçit. Na pret një ndeshje e vështirë ku shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv. Është një takim rivalësh ku cilësitë e kundërshtarit dihen por nëse duam të arrimë titullin duhet të marrim maksimumin në këtë ndeshje” tha ai. Në vazhdim Duro ka folur edhe për ndeshjet direkte me kundërshtarët, ndërsa ka shtruar se pret shumë edhe nga afrimet e fundit, sidomos sulmuesi nga Lituania.

“Kampionati është në një fazë mjaft interesante ku dhe ndeshjet bëhen edhe më të vështira. Pres akoma më tepër nga disa lojtarë te cilët gjatë fazës përgatitore treguan rritje dhe jam i sigurt që do e shfaqin edhe në kampionat. Përballjet me ekipet rival direkt për titull vendosin edhe kreun e renditjes. Ardhja e sulmuesit lituanez do na ndihmojë edhe më tepër për arritjet e synimeve tona.

Është një lojtar me cilësi dhe eksperiencë e cili mund ta rris rendimentin e lojës. Formacioni në Laç nuk do të ketë ndryshime të mëdha pasi dhe lëvizjet që kam bërë këtë merkato janë me pikatore. Të 20-të futbollistët që kam aktualisht në dispozicion janë shumë të rëndësishëm dhe me vlera për ekipin” përfundoi tekniku.


d.balla/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore