Partizani, Duro: Rreziku për tolerim
nga ekipet që mund të bien ekziston

Partizani, Duro: Rreziku për tolerim<br />nga ekipet që mund të bien ekziston
Partizani nesër udhëton për në Fier, teksa përballë do të ketë Apoloninë, e cila këtë edicion i shkaktoi humbjen e parë në stadiumin “Loni Papuçiu” me rezultatin 1-0. Por nga fillimi i edicionit gjërat kanë ndryshuar shumë për Partizanin, që tashmë lufton për titullin kampion dhe hapat fals janë plotësisht të ndaluar.

Në prag të ndeshjes trajneri Duro kërkon përqendrim maksimal për të shmangur gabimet, pasi kthimi nga Fieri duhet të jetë me 3 pikët e plota. “Në Fier na pret një ndeshje e vështirë. Synimet tona dhe të Apolonisë dihen tashmë. Kam besim te ky kontigjent lojtarësh dhe cilësitë e tyre. Mobilizimi për këtë ndeshje është maksimal .

Synimi është marrja e tre pikëve. Fieri po tregon rritje në lojë dhe çdokush që do përballet nuk do ta ketë të lehtë t’i marrë pikë. Ecuria e ekipeve të tjera nuk na intereson, por ne duhet të shohim vazhdimësinë tonë dhe të marrim maksimumin në çdo ndeshje pa nënvlerësuar asnjë kundërshtar.

Rreziku për tolerim nga ana e ekipeve që mund të bien nga kategoria ekziston dhe është e pa shmangshme, por shpresoj që mos të ketë të tilla lëshime. Dëshira për një sulmues të mirë qëndron por nuk duhet harruar koha e shkurtër në dispozicion” deklaroi ai.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra