Partizani fitoi derbin, kryeqyteti
vishet i kuq, dorëzohet Tirana

Partizani fitoi derbin, kryeqyteti<br />vishet i kuq, dorëzohet Tirana
Kryeqyteti vishet i kuq, Partizani ‘pushton’ Tiranën, pasi e mposhti me rezultatin 2-0 në derbin e zjarrtë që mbushi stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’ dhe mbajti të mbërthyer para ekraneve mijëra shikues, pasi të kuqtë janë e vetmja tifozeri që kanë mbështetje në të gjithë Shqipërinë. 

Shkon në 25 muaj sundimi i kuq në Tiranë, pasi që nga muaji shkurt i 2014 bardheblutë nuk njohin fitore, ndërsa të Partizani ka regjistruar 4 fitore dhe 4 barazime në derbi.

Partizani e nisi me vrull derbin e 144 të kryeqytetit duke kaluar në avantazh shumë shpejt me dy gola në fillim të ndeshjes.

tifozat e partizanit

Kur kishin kaluar vetëm 6’ lojë Fejzullahu depërtoi bukur në krahun e djathtë, kroson drejt zonës, Sukaj i shpëton mbulimit të mbrojtësve duke goditur me kokë duke e dërguar topin në rrjetë.

 Partizani

Goli ngriti në peshë tifozët vendas që ishin të shumtë në numër në shkallët e stadiumit, ndërsa Tirana u çorientua duke humbur kontrollin dhe qetësinë në lojë, pasi nuk e kishte menduar që të pësonte kaq shpejt.

Partizani

Nga përgjumja e miqve, përfitoi sërish Partizani, që shënoi golin e dytë nga një goditje dënimi, kur kishin kaluar vetëm 6 minuta nga goli i parë. Në të 12' Fejzullahu shënoi golin e dytë pas krosimit të saktë nga Mazrekaj nga goditja e dënimit.

Partizani

Në minutat e mbetura të pjesës së parë kishte vend edhe për një ndërprerje loje, pasi tifozët përdorën lazer duke bërë që dy kapitenët t'u kërkojnë tifozëve që të ndërpresin veprimet, të cilat me shumë mundësi do të sjellin dënimet e radhës nga Disiplina.

tifozat e partizanit

Në pjesën e dytë Tirana largon Kërcikun duke futur në fushë Elis Bakajn, i cili qëndori vetëm pak minuta, pasi u largua me karton të kuq për ofendim ndaj arbitrit Jemini.

 Partizani

Me një lojtar më pak misioni për përmbysje u vështirësua për Tiranën, e cila u kthye në mbrojtje dhe tentoi që të rrezikonte me kundërsulme të shpejta.

 Partizani

Teksa minutat kalonin tensioni rritej akoma më shumë. Në të 62’ Olsi Teqja godet Torrasën që mbetet i shtrirë, ndërhyjnë arbitrat dhe lojtarët.

 Partizani

Deri në fund të sfidës Partizani krijoi edhe shumë raste për shënim, por nuk arriti golin e tretë, ndërsa Tirana ishte larg golit.

tymi nga stadiumi

Partizani tashmë është vetëm një pikë pas Skënderbeut kryesues, por me një ndeshje më shumë, ndërsa Tirana ende nuk gëzon një fitore ndaj të kuqve duke u bërë më shumë se dy vite që nuk arrin t’i mposhtë, ndërsa aktualisht renditet e treta.

Formacionet

Partizani ka zbritur në fushë me këtë formacion: Hoxha, Fejzullahu, Atanda, Krasniqi, Kalari, Trashi, Batha, Filipe, Vila, Torasa, Sukaj dhe trajner Andrea Agostineli.
 
Ndërsa Tirana në portë Bakaj, më pas Smajli, Teqja, Karan, Hoxhallari, Kërçiku, Karabeci, Malaj, Lika, Muzaka, Fukui dhe trajner Ilir Daja.
 
Gjyqtari nuk është surprizë, pasi sikur ka ndodhur edhe në ndeshjet e fundit, nga FSHF për derbin është përzgjedhur kryesor Lorenc Jemini, ndërsa ndihmës të tij janë Ermal Barushi dhe Denis Rexha, pas portave Remzi Sadiku dhe Klajdi Kola, i katërt Dojando Myftari.
 
Për të ndjekur ndeshjen të pranishëm në stadium ndodhen rreth 10 mijë tifozë, ku më shumë dominojnë ngjyrat e kuqe, pasi Partizani është organizator.
 
Sfida është vendimtare për të dy ekipet me objektiva të ndryshme, pasi Partizani lufton për titullin kampion, ndërsa Tirana për pjesëmarrjen në Europë.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar