Partizani forcohet para Conference League, 3 opsione më shumë për trajnerin Zekic

Partizani forcohet para Conference League, 3 opsione më shumë për trajnerin Zekic

Partizani në stërvitjen e fundit

Partizani u eliminua nga Champions League, duke vijuar tanimë garën në Ligën e Konferencës. Më 25 korrik kampionët e Shqipërisë luajnë në transfertë kundër Atletic D'Escalanate, skuadrës kampione nga Andorra. Në letër "Demat" nuk do e kenë të vështirë, teksa trajneri Zoran Zekic ka tre emra më shumë në listën e futbollistëve që mund të përdorë për dy duelet kundër D'Escalante.

Klubi ka federuar emrat e Gjelbrim Taipit dhe Archange Bintsouka (sulmues), ndërsa dje të kuqtë zyrtarizuan edhe afrimin e mbrojtësit kroat, Mateo Kocijan. 28-vjeçari ka qenë pjesë e Slaven Belupo në Kroaci dhe duket se është dëshirë e vetë trajenrit Zekic.

Mbrojtësi u bashkua me grupin dhe dje zhvilloi stërvitjen e parë. Me tre emra më shumë si përforcim, tanimë Zekic ka nga një element shtesë në secilin repart të fushës.

Mateo Kocijan

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?