Partizani 'hodhi në erë' fitoren, Tirana sot mund të rikthehet në krye! Në fushë edhe Vllaznia

Rikthimi i Superligës ka rezervuar një dramë për Partizanin, pasi të kuqtë kanë ‘hedhur në erë’ dy pikë të çmuara kundër Erzenit. Në ‘Niko Dovana’ të kuqtë udhëhiqnin 1-3 deri teksa arbityri akordoi shtesat, por në minutën e 92 shijakasit ngushtuan shifrat pas një gabimi në zonë, ndërsa në minutën e 99 një penallti u kthye në gol nga Kahrimanovic.

Për rrjedhojë kjo pikë u festua si fitore te Erzeni, ndërsa si humbje te Partizani.

Ndërkohë Kukësi mori humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit, pasi Teuta e mposhti 0-1 në Kukës. Golin vendimtar e realizoi Lorenzo Vila në pjesën e dytë. Për rrjedhojë trajneri Dobi është larguar nga drejtimi i klubit, që këtë periudhë do menazhohet nga zëvendës trajneri Rrahman Hallaci. Nga ana tjetër ky ishte një 3 pikësh i vyer për Teutën, që gjithsesi vijon të renditet e fundit.

Sakaq me sukses ia doli edhe Laçi, që fitoi 0-1 në Ballsh kundër Bylsit.

Sot luhen 2 ndeshjet e fundit të javës së 13, me Vllazninë, që ka shansin e artë për t’iu bashkuar kreut, pasi pret Egnatian në ‘Loro Boriçi. Nga ana tjetër Tirana mund të marrë kryesimin nëse në orën 19:45 mposht Kastriotin në ‘Selman Stërmasi’. Kampionët në fuqi janë në kuotën e 22 pikëve, 1 më pak se Partizani kryesues.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit

Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit